Ardon Jashari ka thënë se Milani duhet të përmirësohet ende, por ka shtuar se skuadra ka bërë hapa para në aspektin e stilit të lojës, me trajnerin e ri Ruben Amorim.
Amorimi e mori drejtimin e skuadrës duke e zëvendësuar Massimiliano Allegrin.
Mesfushori Jashari ka pasur minutazhë të limituar në edicionin e kaluar, për shkak të lëndimeve të shumta.
Por, luajti 60 minuta në miqësoren e fituar 4:2 ndaj Manchester Unitedit të shtunën në Wroclaw të Polonisë.
Ishte ndeshja e fundit e Milanit para fillimit të edicionit.
такође
Технички, свестран, агресиван – Ардон Јашари „у Модрићевом стилу“
Jashari ka dhënë intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport” të dielën.
“Jam i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e ekipit. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe po paraqitemi mirë si grup. Megjithatë, mendoj po ashtu se kemi nevojë të përmirësohemi në disa detaje, sepse do të jetë sezon i gjatë. Ne kemi bërë hapa para për mënyrën se si duam të luajmë”, ka theksuar Jashari.
Jashari 24-vjeçar për shkak të lëndimit të rëndë në fillim të edicionit të kaluar, mungoi për kohë të gjatë dhe i luajti vetëm 880 minuta. E pati një asistim në Serie A.
Javë më parë theksoi se versionin më të mirë do të tentojë ta shfaq këtë edicion.
такође
Роналдо: Ово би могло бити последње издање
“Dua të paraqitem në mënyrën më të mirë dhe kundër Unitedit u ndjeva mirë në fushë. Nëse ekipi paraqitet ashtu siç duhet, atëherë unë mund t’i shfaq kualitetet. Jam i lumtur dhe mendoj se më duhet të përmirësohem në disa aspekte për të qenë në formën më të mirë. Shpresoj që nga java e ardhshme dhe në gjithë sezonin, të luaj sa më mirë”, është shprehur Jashari.
Ai e rikonfirmoi se dëshiron të luajë përkrah Luka Modriqit, por ka theksuar se vendimin përfundimtar e merr trajneri Amorim.