КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Ирска не успева да одржи предност од два гола, ремизира са Аустријом

Ирска

Irlanda krijoi epërsi prej dy golave në pjesën e parë ndaj Austrisë të enjten mbrëma në Dublin, por nuk e ruajti epërsinë. 

Dhe ndeshja e tretë e Grupit B3 të Ligës së Kombeve u mbyll baras, 2:2. 

Troy Parrot i shënoi të dy golat për irlandezët, në minutat 12 dhe 45 nga penalltia.  Austria u kthye në lojë në 20 minutat e fundit. 

Alexander Prass në minutën e 72-të shënoi për 2:1, kurse kapiteni Michael Gregoritsch, i barazoi shifrat me golin që e shënoi pesë minuta më vonë. 
Austria i prin grupit me shtatë pikë. Nga tri pikë më pak kanë Kosova dhe Irlanda, ndërsa Izraeli i fundit e ka një pikë. 

Të dielën, Austria luan në Prishtinë ndaj Kosovës. Irlanda përballet me Izraelin.