КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Инијеста: Оно што Јамал ради није нормално

Iniesta - Yamal

Ylli i dikurshëm i Barcelonës dhe i Spanjës, Andres Iniesta, ka vlerësuar lart paraqitjet e Lamine Yamalit.

Sipas Iniestas, nëse paraqitjet dhe niveli i Yamalit do të ishin diçka normale për një futbollist të moshës së tij, atëherë do të kishte shumë më tepër lojtarë që do të mund ta arrinin një nivel të tillë.

“Ajo që Lamine bën në moshën e tij nuk është normale, sepse nëse do të ishte, do të kishte më shumë lojtarë që mund ta arrinin këtë”, ka thënë Iniesta.

Legjenda e Barcelonës ka veçuar ambicien dhe talentin e Yamalit, duke nënvizuar potencialin e madh që ka.

“Nuk është normale dhe ajo që është e bukur dhe e rëndësishme në gjithë këtë është ambicia e tij, talenti i lindur. Kur ndalesh dhe mendon se çfarë e pret përpara në moshën që ka, është e mrekullueshme”, ka shtuar 42-vjeçari Iniesta.