КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Играч који је напустио Србију и отишао на Косово завршава каријеру

Артон Зекај

I ka dhënë fund karrierës lojtari që la Serbinë për të luajtur për Kosovën. Bëhet fjalë për Arton Zekajn, 26-vjeçarin që vlerësohej prej futbollistëve më të talentuar në Serbi, e ndërkohë iu bashkua Kosovës. Zekaj ka kohë që është pa skuadër, ndërsa të shtunën mediume të ndryshme në Serbi kanë shkruar se ai zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës. Por nuk është cituar ndonjë burim zyrtar, apo deklaratë e Zekajt.

Zekaj së fundi ndeshje të evidentuar ka më 25 maj të vitit të kaluar. Luajti për Hesperangen në Luksemburg.

I lindur në Suboticë, në familje shqiptare, Zekaj nisi zhvillimin te Spartak Subotica. Më pas luajti për Partizanin e Beogradit. Te Partizani u zhvillua hovshëm dhe vlerësohej talent shumë i madh. Luajti për U15, U16 dhe U17 të Serbisë. Madje ishte kapiten i grupmoshave të reja të Serbisë. Në vitin 2019 iu bashkua Kosovës U21. Me Shpresat e Kosovës i luajti pesë ndeshje. Në njërën prej ndeshjeve të Kosovës U21, atë ndaj Shqipërisë, ishte kapiten po ashtu. Së fundi fanellën e Kosovës e kishte veshur më 17 nëntor të vitit 2020.

Артон Зекај против Енглеске У21

Pasi karriera e tij nuk u zhvillua si pritej, Zekaj mbeti larg ekipit përfaqësues të Kosovës.

Stërviti me ekipin e parë të Partizanit si 16-vjeçar, por pa debutuar. Kishte periudha huazimi te disa ekipe në Serbi. Në vitin 2018 bëri transferim të madh, duke kaluar te Lille në Francë. Debutoi më 11 gusht 2018 ndaj Rennesit. Por u bart shpejt në ekipin e dytë të Lille. I luajti 16 ndeshje për Lille B, të fundit më 10 maj 2019.

Provoi kthimin përmes Tisa Adorjan në ligën e tretë të Serbisë. Më pas provoi edhe në Luksemburg dhe tani raportohet që ka kryer karrierën.

Артон Зекај као капитен Србије

Zekaj është i pari lojtar me të kaluar te përfaqësueset e Serbisë, që më pas iu bashkua Kosovës. Është i vetmi deri më tani po ashtu.

„Велики је понос за мене што сам изабрао Косово и што носим овај дрес, јер ћу на овај начин учинити поносним своје родитеље, своју породицу и цео народ Косова, као и великог човека који више није међу нама - легенду, Фадиља Вокрија“, нагласио је Зекај у интервјуу за ФФК, објављеном 27. маја 2019. године.

Në Serbi, dështimet në karrierë të Zekajt gjithnjë i kanë lidhur me kalimin e tij te Kosova. Te Kosova ishte pritur ngrohtë. Por, si shumë të tjerë, zhvillimin nuk e kishte atë që pritej.