КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Хоџа на ивици одласка из Динама из Загреба

Арбер Хокха

Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga gjiganti kroat, Dinamo Zagreb, ka raportuar “tportal.hr”.

Mediumi kroat ka raportuar se prurjet e reja do t’i shtyjnë drejtuesit e klubit ta shesin Hoxhën gjatë këtij afati kalimtar.

“Numri i madh i lojtarëve është në pozicionet e krahut, prandaj Arber Hoxha dhe Fran Topiq janë përsëri shumë afër derës së daljes nga Maksimir. Hoxha vështirë se mund të llogariste në minuta të konsiderueshme me Mislav Orshiq, ndërsa konkurrenca është rritur edhe më shumë me mbërritjen e Almenas dhe Nsokit. Hoxha mund të marrë një kompensim të lartë. Problemi i tij me transferimin është fakti që ai nuk ka shtetësi të BE-së, gjë që ngushton rrethin e blerësve potencialë”, shkruan mediumi kroat.

Hoxha 27-vjeçar iu bashkua Dinamos në vitin 2024 dhe ka kontratë deri në vitin 2029.