КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Грегорич би могао да пропусти утакмицу са Косовом

Мицхаел Грегоритсцх

Sulmuesi i Austrisë, Michael Gregoritsch, nuk ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen ndaj Izraelit, por është në dyshim për të luajtur ndaj Kosovës në Vjenë.

Lajmi se lëndimi nuk është serioz, është konfirmuar të premten nga Federata e Futbollit e Austrisë për agjencinë e lajmeve “APA”. 

Ai ka bërë rezonancë magnetike të premten. Pati lëndim në nyjën e këmbës në fitoren 3:1 ndaj Izraelit në Linz. 

Gregoritsch shte zëvendësuar nga Sasha Kalajxhiq në pjesën e parë. 

32-vjeçari Gregoritsch ishte kapiten për herë të parë në karrierë tek Austria, në mungesë të David Alabas, Marcel Sabitzerit dhe Konrad Laimerit. 

Megjithatë, nuk dihet nëse Gregoritsch do të luajë titullar ndaj Kosovës të dielën nga ora 18:00. 

“Ai e zuri keq nyjën dhe u mundua që ta lidhë, por kishte telashe dhe u desh të ndalej. Nuk duket lëndim serioz, por ndeshja ndaj Kosovës është shumë shpejtë. Ndoshta do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet tjera”, ka deklaruar përzgjedhësi Ralf Ranknick pas ndeshjes.