Sulmuesi Elvir Gashijani është transferuar në Turqi te skuadra e Bodrumsporit.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN të premten trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Bodrumspori bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.
“Sot kemi arrit marrëveshje. Sot e kemi përfunduar gjithçka. Gjithçka është e kryer. Llapi ka përfituar mjaftueshëm nga shitja e Gashijanit. Është një ofertë shumë e mirë për klubin”, ka thënë Batatina.