КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Бројне грешке, Аро Мурик у тешком тренутку

Аро Мурић

Humbja 4:2 nga Frosinone, të premten e kaluar, nuk kaloi pa kritika për trajnerin e Sassuolos, Alberto Aquilani. Trajneri i Sassuolos u kritikua për disa nga vendimet që i mori para ndeshjes kundër Frosinones. 

“Gabimi i parë i Aquilanit ka të bëjë me portierin Arijanet Muriq. Aquilani konfirmoi besimin e tij tek Muriq, pavarësisht gabimeve që kishte bërë në javët e mëparshme. Dhe kosovari mbeti titullar ndaj Frosinones. Kjo zgjedhje është në përputhje me qëndrimin e trajnerit, i cili e konsideron atë një portier të fortë, siç e përsëriti në konferencën për shtyp pas ndeshjes, por që çoi në dy gabime të tjera jashtëzakonisht të dëmshme brenda pak minutash. Besimi është një gjë, hierarkia është një tjetër”, shkruan të hënën mediumi lokal i Sassuolos, “sassuolonews.net”.

Aquilani i kishte dalë në mbrojtje portierit të parë të Kosovës.

“Kam besim të madh tek ai dhe të gjithë lojtarët e mi. Gabimet lejohen, por nuk do të nxirrja përfundime tani. Natyrisht, duhet të përmirësohemi, por le të mos fajësojmë askënd. Dhe sot nuk mund të them se po e zëvendësoj portierin sepse bëri një gabim”, tha Aquilani pas ndeshjes ndaj Frosinones.

Në fakt portieri 27-vjeçar në katër golat bëri gabime. Në golin e parë, Muriq bëri një pasim të shkurtër për bashkëlojtarin që ndodhej i rrethuar me katër lojtarë kundërshtarë në zonë. Në golin e dytë nuk intervenoi mirë. Ai lëshoi një top nga duart, ndërsa sulmuesi Antonio Raimondo shënoi më pas në portën e zbrazët. 

Në golin e tretë, Muriq lëshoi portën e tij, ndërsa nuk arriti të dëboj topin me kokë dhe Raimondo realizoi sërish në portën e zbrazët. Topin nuk arriti ta largoj siç duhet edhe në golin e katërt të shënuar sërish nga sulmuesi Raimondo, i cili e kompletoi “hat-trickun”.

Muriq edhe në të kaluarën ka bërë gabime “të pafalshme”. 

Aro ka qenë cak i kritikave herë pas here edhe sa ishte pjesë e Burnleyt, Adana Demirsporit, Ipswich Townit, Gironas e Nottingham Forestit.

Gabimet nuk i kanë munguar edhe te Kosova, por po ashtu paraqitjet e mira. Ai vlerësohet i pakonkurrencë në portën e Kosovës.