КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Футсал, велика победа Косова у квалификацијама за Светско првенство 2028.

Косово

Kosova pati paraqitje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë dhe mori fitore të madhe në kualifikimet për Botërorin 2028 të futsallit. 

Në Tbilisi të Gjeorgjisë, Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, shënoi tri herë për fitoren 3:2. 50 sekonda pa u mbyllur ndeshja, Mërgim Dervishaj u asistua nga Drilon Maxharraj dhe ishte i pagabueshëm për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja e parë e Grupit 10 të “Main Round”. “Main Round” është i parafundit për ta siguruar Botërorin 2028 të futbollit në sallë. 

Në grup me Kosovën është edhe Italia. 

Fituesit e 12 grupeve sa janë gjithsej dhe katër më të mirat e pozitave të dyta, avancojnë në “Elite Round” direkt. Tetë përfaqësueset tjera të vendeve të dyta luajnë në plejof, ndërsa katër fituesit avancojnë tutje po ashtu. 

Në pjesën e parë, vendësit krijuan epërsi prej dy golave. Giorgi Chimakadze dhe Levani Svanidze i realizuan golat. 

Por, “Dardanët” nuk u dorëzuan dhe realizuan me Jeton Rukovcin, Maxharrajn dhe Dervishajn, për rezultatin përfundimtar. 

Më 6 nëntor, Kosova në Prishtinë e pret Italinë, ndërsa katër ditë më vonë luan ndaj italianëve në udhëtim. 

Ndeshjet e fazës “Main Round”, Kosova i mbyll në shtëpi më 24 shkurt ndaj Gjeorgjisë.