КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Foda lavdëron Asllanin

Фисник Асллани

Fisnik Asllani i mungoi Hoffenheimit në miqësoren e parë parasezonale të shtunën e kaluar ndaj skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit gjerman, SGV Heilbronn-Freiberg. Asllani mungoi edhe këtë të shtunë në miqësoren ndaj Greuther Furthit të Bundesligës 2. Javët e fundit, mediume të njohura gjermane, përfshirë edhe “Kickerin”, kanë shkruar se Hoffenheimi nuk dëshiron të rrezikojë me sulmuesin e Kosovës dhe se ai pritet t’i bashkohet Leipzigut. Mungesat e Asllanit në dy ndeshje e mbështesin fuqishëm këtë teori. Asllani mund të bëhet largimi i radhës i rëndësishëm nga Hoffenheimi, ndërsa Leipzigut mund t’i bashkohet për 30 milionë euro. 

Për Asllanin është raportuar po ashtu se janë interesuar edhe Barcelona e Borussia Dortmundi. 

Asllani vlerësohet lartë në Gjermani për cilësitë që posedon. Për to ka folur edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda. Nga kalimi i tij te Leipzigu do të përfitonte edhe Kosova pasi Leipzigu do të garojë në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër. Rrjedhimisht, përvojën e fituar në ngjarjen elitare për klube në Evropë, Asllani do ta bartte edhe me fanellën e “Dardanëve”. 

Në një intervistë dhënë për mediumin gjerman “LVZSport” të shtunën, përzgjedhësi gjerman Foda ka treguar se çfarë cilësish posedon Asllani. 

“Fisniku ka kualitete të jashtëzakonshme në zonë, teknikisht është shumë i aftë, përshtatet mirë në hapësira të ngushta dhe në lojën në ajër, e ruan topin mirë dhe ka nuhatje të mirë për situata të ndryshme të lojës. Me të në fushë mund të sulmosh në thellësi, ai shënon dhe asiston në gola”, ka deklaruar Foda. 

Asllani me Kosovën ka luajtur në 16 ndeshje ndërsa ka shënuar katër gola gjithsej. Debutoi më 6 shtator të vitit 2024 në ndeshjen ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve, pikërisht nën udhëheqjen e Franco Fodës. Prej asaj kohe, bashkë me Vedat Muriqin, vazhdojnë të jenë sulmuesit kryesorë të Kosovës. 

такође Фода говори о одсуству Рашице, Хадергјонаја и Алитија ФУДБАЛ Пре 1 месеци Фода говори о одсуству Рашице, Хадергјонаја и Алитија

“Mes gjithë këtyre që i përmenda, ai është lojtar ekipor që është gjithmonë aty për skuadrën, punon shkëlqyeshëm edhe për ta fituar topin. Ai ka pasion të vërtetë për futbollin dhe është shumë i etur për të shënuar gola”, është shprehur Foda, përzgjedhësi i Kosovës. 

23-vjeçari e mbylli një sezon të suksesshëm me Hoffenheimin, ku i shënoi 11 gola e 10 asistime në 35 paraqitje në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë.