Real Madridi i trajnerit Jose Mourinho ka fituar të mërkurën mbrëma në miqësoren e zhvilluar ndaj Deportivo La Corunas.
Reali fitoi 1:0 në La Coruna, me gol të shënuar nga Brahim Diazi.
Marokeni realizoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ndërsa u asistua nga portieri ukrainas, Andriy Lunin.
La Liga nis më 15 gusht. Reali luan në udhëtim tek Espanyoli më 22 gusht, kurse Deportivo përballet me Elchen më 17 gusht.
Слични чланци