КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Егнатија са солидним жребом у Конференцијској лиги

eg

Egnatia e Rrogozhinës ka mësuar të premten kundërshtarët e fazës së ligës në “Conference League”. 

Kampionia e Shqipërisë ka shpresa për ta kaluar me sukses fazën e ligës. 

Egnatia, e udhëhequr nga trajneri Nevil Dede, do të përballet me Bragën, Midtjyllandin, Lincoln Red Impsin, Universitatea Craiovan, Aarhusin dhe Kauno Zhalgirisin. 

Marrë për bazë nivelin e disa prej kundërshtarëve, Egnatia ka shpresë se do të avancojë në plejofin e fazës nokaut. 

Prania në fazën e ligës për Egnatian është sukses. Në plejofin e Ligës së Evropës, Egnatia u eliminua nga Lillestromi norvegjez, me rezultatin e përgjithshëm 2:1. Por avancoi në Ligën e Konferencës.

Tetë të parat nga 36 skuadra në fazën e ligës avancojnë direkt në 1/8 e finales. 

Skuadrat nga pozita e nëntë deri në të 24-t luajnë në plejofin e fazës nokaut. 

Ndeshjet e fazës së ligës nisin më 15 tetor.