КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Егнатија осваја још један бод у Конференцијској лиги

егнатхиа

Kampionia e tri sezoneve të fundit në Shqipëri dhe dy herë fituesja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia, ka marrë tjetër pikë në Ligën e Konferencës. 

Të enjten mbrëma arriti tjetër barazim me një tjetër skuadër daneze. 

Pas barazimit në xhiron e parë me Midtjyllandin, skuadra nga Rrogozhina barazoi 1:1 edhe me Aarhusin në udhëtim. 

Nga minuta e tretë luajti me një lojtar më shumë pas përjashtimit të Eric Kahlit. Dhjetë minuta më vonë, Ildi Gruda realizoi për 1:0. 

Katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, vendësit barazuan rezultatin me James Bogeren dhe rezultati nuk ndryshoi më. 

Ekipi i udhëhequr nga Nevil Dede ka dy pikë, një më shumë se Aarhusi. 

Egnatia ndeshjen e radhës e luan sërish në udhëtim. Më 5 nëntor ballafaqohet me Universitatea Craiovan rumune.