Drita ka udhëtuar në Andorrë me synim për të arritur tjetër sukses në Ligën e Konferencës.
Por, për ta siguruar paraqitjen e dytë rresht në fazën e ligës në “Conference League”, kampionia e Kosovës në futboll duhet ta kalojë Inter D’Escaldesin e Andorrës. Me fitore, Drita do ta regjistronte një tjetër sukses, pas atij në edicionin e kaluar. Ballafaqimi kthyes i plejofit të Ligës së Konferencës mes Inter D’Escaldesit dhe Dritës luhet të enjten nga ora 19:00.
Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u mbyll baras, 2:2. Kundërshtarin të cilin e kishte mposhtur para gjashtë vjetësh në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, Drita me trajnerin Ardian Nuhiu synon ta kalojë sërish.
Trajneri Nuhiu të mërkurën në konferencën për shtyp theksoi se janë bërë gjitha analizat për paraqitje sa më të mirë.
“Kundërshtarin e njohim më mirë pasi jemi ballafaquar. E dimë që do të jetë ndeshje e fortë sepse vërtetë skuadra kundërshtare ka ide të qarta për mënyrën se si luan. Kemi analizuar disa ndeshje, njësoj është munduar të luajë edhe ndaj nesh. Ne me skuadrën kemi bërë analizat në detajet më të vogla sepse ndeshjet e tilla realisht kërkojnë që të analizohen në çdo detaj”, ka theksuar Nuhiu.
такође
Занимљиве утакмице у трећем колу Суперлиге
Tekniku 47-vjeçar nga Shkupi ka shtuar se beson në kualitetin e skuadrës dhe se grupi i bashkuar do të triumfojë sërish.
“Do të përqendrohemi te kualiteti, te potenciali i skuadrës tonë. Beosj fuqishëm te grupi, që nesër do të jemi një nivel më lartë se në ndeshjen e parë. Por gjithmonë ndeshja do shumë përqendrim, shumë guxim, autoritet. Agresivitetin duhet ta shtojmë te ndeshja e kthimit për ta marrë kualifikimin”, deklaroi Nuhiu.
Në ndeshjen e parë ndaj skuadrës nga Andorra, golat u realizuan nga mbrojtësi Hajdin Salihu dhe sulmuesi Blerim Krasniqi.
Sulmuesi tjetër Arb Manaj, që ishte inkuadruar në mesin e pjesës së dytë, tha se Drita në Prishtinë pati paraqitje të mirë, por duhet t’i shmang golat e lehtë që i pranoi.
28-vjeçari është prej lojtarëve më të rëndësishëm te Drita edhe në këtë edicion.
такође
Дрита тражи историјски успех у Луксембургу
“Atmosfera është mjaft e mirë. Mendoj se në ‘Fadil Vokrri’ kemi zhvilluar ndeshje mjaft të mirë. Kemi pësuar dy gola që ndoshta nuk duhej t’i pësonim. Por kemi pasur mjaftueshëm kohë që të përmirësojmë këto gjëra. Jemi gati 100 për qind dhe shpresoj që nesër të dalim me fitore”, tha Manaj.
Manaj e ka pranuar se arritja e fazës së ligës në edicionin e kaluar ka qenë dukshëm më i vështirë për shkak të presionit më të madh. Ai e pranon rolin e favoritit, por kjo nuk ua garanton suksesin.
“Vitin e kaluar në plejof kemi pasur shumë presion sepse ishte hera e parë. Tani jemi mësuar disi me presionin. Mendoj se jemi pak më të favorizuar se kundërshtari, por duhet ta bëjmë maksimumin që të dalim me fitore nesër”, tha Manaj.
Drita në edicionin e kaluar pati paraqitje të mira në fazën e ligës dhe përfundoi në pozitën e 20-të me tetë pikë, që ia siguroi avancimin në plejofin e fazës nokaut.
такође
Дрита тражи победу над АЗ Алкмаром
Më pas u eliminua nga Celje sllovene.