Mediumi britanik “The Telegraph” ka bërë hulumtim të thellë për FIFA-n dhe presidentin Gianni Infantino, ndërsa ka publikuar shumë detaje të dielën.
Infantino, i cili u bë president i FIFA-s më 26 shkurt të vitit 2016, është nën presion të madh për të dhënë dorëheqje, në prag të zgjedhjeve të reja.
Kërkesa për dorëheqje nga shumë federata anëtare të FIFA-s, ka ardhur pas planit të Infantinos për të shitur aksione të Kupës së Botës.
Sipas hulumtimit të mediumit britanik, Infantino ka marrë dhurata nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe i janë paguar edhe disa udhëtime me aeroplanë privatë.
Më tej në hulumtim tregohet se si Infantino ka shpenzuar paratë e organizatës për gjëra personale.
Ai ka pagë shumë më të lartë se Sepp Blatteri, që fitonte 3.6 milionë franga zvicerane në vit.
Infantino, siç është raportuar, ka pagë mbi 5 milionë euro në vit.