КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Демаку са емотивним признањем: Наследио сам име свог деде који је пао као мученик

Срећан Демаку

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Vesel Demaku, ka rrëfyer një pjesë personale dhe lidhjen e veçantë që ka me Kosovën. Demaku ka treguar se emrin e ka trashëguar nga gjyshi i tij, i cili kishte rënë dëshmor gjatë luftës në Kosovë.

Për të, mundësia që, 25 vjet më vonë, të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës ka një domethënie të veçantë.

“Ai ka rënë dëshmor gjatë luftës në Kosovë dhe unë e kam trashëguar emrin e tij. Për njerëzit atje, por edhe për mua personalisht, kjo është padyshim diçka shumë e madhe, që 25 vjet më vonë të kem mundësinë të luaj për Kombëtaren”, ka thënë Demaku, shkruan të shtunën “Derstandard”.

Mesfushori i Altachut, Demaku, ëndërron që një ditë, së bashku me Kosovën, të kualifikohet në një Kampionat Evropian ose Botëror.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se çfarë mund të arrijmë përmes futbollit. Një pjesëmarrje e Kosovës në një Kampionat Botëror apo Evropian do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Ky është motivimi ynë, sepse vetëm 30 vjet më parë nuk dihej se çfarë do të bëhej me popullin tonë dhe si do të vazhdonte rrugëtimi ynë”, u shpreh 26-vjeçari.

Demaku me “Dardanët” ka pesë ndeshje të zhvilluara.

Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj, ranë dëshmorë më 26 shtator 1998 duke mbrojtur popullsinë civile nga forcat serbe në Abri të Epërme.