КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Де ла Фуенте: Родри је „Меси шпанског фудбала“

Родри

Rodri është “Messi i futbollit spanjoll”, ka thënë përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, pas transferimit të mesfushorit nga Manchester City te Barcelona.

De la Fuente beson se Rodri nuk do të ketë probleme për t’u përshtatur në ekipin e ri. 

Rodri është prej futbollistëve kryesorë të përfaqësueses spanjolle dhe, sipas De la Fuentes, është më i miri në botë në pozitën e tij.

De la Fuente ka vlerësuar gjithashtu kthimin e futbollistëve të mëdhenj në La Liga, duke thënë se kjo ndihmon në rritjen e nivelit të kampionatit spanjoll.

“Për të do të jetë më e lehtë të përshtatet, pasi Rodri është Messi i futbollit spanjoll. Për këtë arsye ai do të përshtatet mirë në çdo ekip dhe në çfarëdo rrethane. Ai është më i miri në botë në pozitën e tij. Ajo që më gëzon është se këta futbollistë të mëdhenj janë në La Liga, sepse kjo e bën kampionatin më të madh”, ka thënë 65-vjeçari, shkruan të martën “Goal”. 

Ai ka folur gjithashtu për Lionel Messin, duke shprehur respekt për karrierën e argjentinasit dhe për rekordet që ka vendosur gjatë karrierës.

Sipas De la Fuentes, arritjet e Messit do të jenë shumë të vështira për t’u përsëritur apo tejkaluar.