КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Como ndalon goditjen me kokë nga të rinjtë

цомо

Klubi italian i futbollit, Como, ka prezantuar të dielën rregulla të reja sa i takon goditjes së topit me kokë nga të rinjtë. Rregullat kanë të bëjnë me synimin për të ruajtur shëndetin e trurit.

Como ka shkruar në faqen zyrtare se “rruga e re” është e vlefshme për të gjithë Akademinë, ndërsa është projektuar për të zvogëluar goditjet e pashmangshme me kokë.

“Ndryshimet pasqyrojnë një ide të thjeshtë. Së pari mbroni lojtarët e rinj, pastaj ua mësoni aftësinë në një mënyrë të kontrolluar, kur ata të jenë gati. Në moshat më të reja, fokusi do të jetë për sa më shumë kohë me topin, sa më shumë vendimmarrje, kohë më efektive loje dhe një rrugë e qartë që ndërton besim dhe teknikë hap pas hapi”, shkruan në komunikatën e Comos.

Sipas njoftimit, “qasja ndjek udhëzimet e fundit për futbollin e të rinjve, të hartuara për të zvogëluar ekspozimin e panevojshëm ndaj goditjeve me kokë në grupmoshat më të reja”.

Klubi italian ka njoftuar se në gjithë akademinë do të vazhdojë të menaxhojë me kujdes ekspozimin e të rinjve ndaj goditjeve me kokë. Stafi i trajnerëve do të jetë i angazhuar të shmangë ngarkesën e panevojshme të goditjeve me kokë në periudhën para dhe pas ndeshjeve.

Raphael Varane, që është anëtar i bordit të edukimit te Como, ka shtjelluar idenë e klubit.

“Kam folur disa herë më parë për nevojën për t’i marrë seriozisht goditjet me kokë në futboll dhe nevojën absolute për të mbrojtur fëmijët tanë. Për lojtarët e rinj qasja më e mirë janë rregullat e qarta, stërvitje e mirë, të kuptuarit dhe një kulturë ku mirëqenia dhe siguria janë prioritet. Kjo rrugë zvogëlon kontaktin e panevojshëm në moshat më të reja, kur truri është ende në rritje. Dhe më pas e mëson aftësinë siç duhet, hap pas hapi dhe me kontrollin e duhur”, ka thënë ish-futbollisti i njohur.

Osian Roberts, që është drejtor i zhvillimit te Como, ka thënë se prioritet është puna me topin.

“Zhvillimi ka të bëjë me mjedisin që krijoni për lojtarin. Në këto mosha duam më shumë kohë me topin, më shumë skanim, më shumë zgjidhje problemesh dhe vendimmarrje më të qetë. Kufizimi i goditjeve me kokë në moshat më të reja e mbështet këtë. Goditjen me kokë e prezantojmë më vonë, në një mënyrë më të strukturuar, me kufij të qartë, në mënyrë që lojtarët ta mësojnë teknikën me kujdes dhe besim”, ka thënë Roberts.

Rregullat e Akademisë së Comos nuk lejojnë fare goditjet me kokë për lojtarët deri në 10 vjet për stërvitje dhe ndeshje. Për 11-vjeçarët si rregull e përgjithshme është të mos goditet topi me kokë. Për 12-vjeçarët teknika e goditjes me kokë lejohet në një stërvitje në muaj. Por topi duhet të jetë më i lehtë dhe maksimalisht mund të bëhen pesë goditje. 

Për 13-vjeçarët goditjet me kokë mbesin të limituara me kujdes. Dhe stërvitjet e goditjes me kokë lejohen një herë në javë, me maksimalisht pesë goditje.   

Слични чланци