КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Шта српски тренер Базела каже о Шаћирију?

Ксхердан Схакири

Trajneri serb i Baselit, Slavisha Jokanoviq, e ka lavdëruar të shtunën Xherdan Shaqirin para ndeshjes me Vaduzin që luhet të dielën nga ora 16:30. 

Jokanoviq debuton në krye të Baselit, ndërsa për Shaqirin ka thënë se është lojtari më me eksperiencë në ekip dhe natyrisht se mbështeten shumë në të.

Por ai ka shtuar se do ta organizojë lojën, në mënyrën ku pikat e dobëta të Shaqirit nuk do të shfaqen. 

“Shaqiri është lojtari i vetëm në ekip i cili e ka vërtetuar kualitetin e tij në karrierë. Por për mua të gjithë lojtarët në fushë janë të rëndësishëm. Nuk mbështetemi vetëm në Shaqirin. Por, ai është lojtari më me eksperiencë dhe me karrierën më të mirë nga të gjithë këtu. Jam i sigurt se do të na ndihmojë. Ne do të mundohemi t’i shfaqim fuqitë dhe t’i mbulojmë dobësitë e tij”, ka deklaruar trajneri serb, shkruan “Blick” të shtunën.