КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Бајерн се суочава са тешким дуелом

Баварија

Elversbergu është njëra prej katër skuadrave në Bundesligën gjermane që i ka fituar dy ndeshjet e para të edicionit 2026/27.

Skuadra e Elversbergut, e cila për herë të parë është promovuar në elitën e futbollit gjerman, ka mposhtur Bayer Leverkusenin dhe Borussia Monchengladbachun.

Augsburgu, Freiburgu dhe Borussia Dortmundi janë tri skuadrat e tjera që i kanë fituar dy ndeshjet e para. 

Elversbergun në fundjavë e pret ndeshje e vështirë ndaj kampionit, Bayern Munchenit. As për Bayernin nuk do të jetë përballje e lehtë. 

Ndeshja ndërmjet Elversbergut dhe Bayernit luhet të dielën nga ora 17:30 dhe i takon xhiros së tretë. Bayerni në xhiron e kaluar u ndal në barazim pa gola nga Schalke. 

Bavarezët në ndeshjen hapëse të edicionit e mposhtën thellë Stuttgartin. 

Kjo do të jetë përballja e parë e Bayernit me Elversbergun në elitën gjermane. 

Bayerni ka fituar secilën nga dhjetë përballjet e fundit kundër një klubi të ri të Bundesligës.

Bayerni gjithashtu të enjten në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions shënoi fitore ndaj skuadrës Bodo/Glimt me rezultatin e thellë 5:0. 

Një tjetër ndeshje e interesante që do të luhet në fundjavë është ajo ndërmjet Augsburgut dhe Bayer Leverkusenit. 

Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 15:30. Augsburgu ka gjashtë pikë. Leverkuseni ka tri pikë.