Bayern Munichu ka fituar bindshëm ndaj Osnabruckut të Bundesligës 2 dhe ka avancuar në 1/16 e finales së Kupës së Gjermanisë.
Bavarezët e mposhtën Osnabruckun 4:1 në udhëtim, ndonëse ishin në disavantazh nga minuta e pestë.
Robin Meissner shënoi supergol për 1:0.
Më pas, dy golat e Harry Kanet dhe nga një të Tom Bischofit e Michael Olises, ndihmuan fitoren e skuadrës së madhe gjermane.