---
description: Barcelona nuk e ka kapacitetin financiar për t’i regjistruar sulmuesit Dani Olmo dhe Pau Victor, ka thënë La Liga, shkruan të mërkurën “BBC”. Skuadrës nga Katal
title: Barcelona nuk ka para për regjistrimin e Olmos
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/02/959988ed-732c-4b9d-8408-955f52248466.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Barcelona nuk ka para për regjistrimin e Olmos

![Barcelona nuk ka para për regjistrimin e Olmos](https://resources.koha.net/images/2025/April/02/959988ed-732c-4b9d-8408-955f52248466.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 2 prill 2025 20:10
- Shpërndaje në:

- 2 prill 2025 20:10
- Shpërndaje në:

Barcelona nuk e ka kapacitetin financiar për t’i regjistruar sulmuesit Dani Olmo dhe Pau Victor, ka thënë La Liga, shkruan të mërkurën “BBC”. 

Skuadrës nga Katalunja iu dhanë licenca të përkohshme nga La Liga për regjistrimin e Olmos dhe Victorit në verën e vitit të kaluar. 

Por regjistrimi i tyre më pas u hoq në muajin janar nga La Liga, që tha se Barcelona ka dështuar që ta dëshmojë deri më 31 dhjetor se ishin në përputhje me rregullat financiare të ligës. 

Pas apelit, Këshilli sportiv i Spanjës i dha Barcelonës lejen e përkohshme për t’i kthyer Olmon e Victorin, ndërsa vendimi përfundimtar për regjistrimin e tyre duhet të bëhet deri më 7 prill. 

Barcelona, që është në krye të La Ligas dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njoftoi se ka arritur marrëveshje për shitjen e ulëseve VIP të stadiumit “Camp Nou”, që është duke u rindërtuar, në mënyrë që ta ngritë fondin e 100 milionë eurove. 

Por, La Liga thotë se marrëveshja nuk ishte regjistruar në llogaritë e dorëzuara nga Barcelona javën e kaluar për sezonin 2024-25, dhe se marrëveshja është pranuar nga një auditor tjetër, pa emër. 

[Edhe ![Olmo e Victor mund të luajnë deri në fund të sezonit](https://resources.koha.net/images/2024/August/27/da3ca28c-b706-4374-9b86-c8bcac158ada.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 3 pri 2025 Olmo e Victor mund të luajnë deri në fund të sezonit](https://www.koha.net/futboll/olmo-e-victor-mund-te-luajne-deri-ne-fund-te-sezonit)

26-vjeçari Olmo u transferua në verën e vitit të kaluar për 55 milionë euro nga Leipzigu, ndërsa në edicionin aktual ka realizuar tetë gola e pesë asistime. 

Ndërkohë, produkti i Akademisë së Barcelonës, 23-vjeçari Victor, ka luajtur në 22 ndeshje në këtë edicion, ndërsa kontributi i tij ka qenë me dy gola e një asistim.

[#FC Barcelona](https://www.koha.net/tag/fc-barcelona) [#Dani Olmo](https://www.koha.net/tag/dani-olmo) [#Pau Victor](https://www.koha.net/tag/pau-victor) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll)

Artikuj të ngjashëm

- [![Olmo e Victor sigurojnë leje të përkohshme, lejohen të luajnë](https://resources.koha.net/images/2024/August/27/da3ca28c-b706-4374-9b86-c8bcac158ada.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 jan 2025 Olmo e Victor sigurojnë leje të përkohshme, lejohen të luajnë](https://www.koha.net/futboll/olmo-e-victor-sigurojne-leje-te-perkohshme-lejohen-te-luajne)
- [![Liga spanjolle refuzon sërish kërkesën e Barçës](https://resources.koha.net/images/2025/January/04/0d01dbff-964d-40f7-93b4-0488cdceca20.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 jan 2025 Liga spanjolle refuzon sërish kërkesën e Barçës](https://www.koha.net/futboll/liga-spanjolle-refuzon-serish-kerkesen-e-barces)
- [![Barcelona nuk mund ta regjistrojë ende Olmon](https://resources.koha.net/images/2024/August/09/6788a344-f6e8-4da1-aa79-2ec88a104564.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 gus 2024 Barcelona nuk mund ta regjistrojë ende Olmon](https://www.koha.net/futboll/barcelona-nuk-mund-ta-regjistroje-ende-olmon)
- [![Barcelona s’mund ta regjistrojë Olmon](https://resources.koha.net/images/2024/August/09/6788a344-f6e8-4da1-aa79-2ec88a104564.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 12 gus 2024 Barcelona s’mund ta regjistrojë Olmon](https://www.koha.net/futboll/barcelona-smund-ta-regjistroje-olmon)

[Futboll.]() [Merret vendimi për të ardhmen e Xhakës te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/merret-vendim-per-te-ardhmen-e-xhakes-te-zvicra)

[Arbëri.]() [Protesta mbi përgjegjësinë e vrasjes së Arlinda Zekajt - Sonte në “Interaktiv”, Liridona Sijarina](https://www.koha.net/arberi/protesta-mbi-pergjegjesine-e-vrasjes-se-arlinda-zekajt-sonte-ne-interaktiv-liridona-sijarina)

[Reklama.]() [Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026](https://www.koha.net/reklama-marketing/zhvendosja-e-etc-se-ne-lokacionin-e-ri-ne-peje-hapja-me-28-tetor-2026)

[Opinion.]() [Dy përralla politike kundër dy miteve politike shqiptare](https://www.koha.net/opinion/dy-perralla-politike-kunder-dy-miteve-politike-shqiptare)

[Botë.]() [Finlanda dhe Norvegjia zhvillojnë bisedë të rrallë me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/finlanda-dhe-norvegjia-zhvillojne-bisede-te-rralle-me-putinin-per-perfundimin-e-luftes-ne-ukraine)

[Arbëri.]() [Hetimet për rastin e Arlinda Zekajt barten nga Peja në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/hetimet-per-rastin-e-arlinda-zekajt-barten-nga-peja-ne-prishtine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Barcelona nuk ka para për regjistrimin e Olmos","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/barcelona-nuk-ka-para-per-regjistrimin-e-olmos","datePublished":"2025-04-02T20:10:52+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:40:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":286,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Barcelona nuk e ka kapacitetin financiar për t’i regjistruar sulmuesit Dani Olmo dhe Pau Victor, ka thënë La Liga, shkruan të mërkurën “BBC”. Skuadrës nga Katal","url":"https://www.koha.net/futboll/barcelona-nuk-ka-para-per-regjistrimin-e-olmos","keywords":"FC Barcelona, Dani Olmo, Pau Victor, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/02/959988ed-732c-4b9d-8408-955f52248466.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
