КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Очекује се да ће Ардон Јашари бити стартер против Салцбурга

Ардон Јашари

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, pritet të jetë në formacionin startues të Milanit në përballjen ndaj Salzburgut. 

Milani të enjten nga ora 18:45 luan në udhëtim te Salzburgu, në xhiron e dytë të Ligës së Evropës. 

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, synon të bëjë disa ndryshime në formacion. 

Sipas mediumeve italiane, Amorim planifikon rotacion dhe njëri prej lojtarëve që pritet të përfitojë është Jashari.

Mesfushori pritet ta nisë ndeshjen përkrah amerikanit Yunus Musah. 

Jashari është kthyer te Milani pas ndeshjeve me përfaqësuesen e Zvicrës, ku pati më shumë hapësirë për lojë. 

Përveç Jasharit, në formacionin e mundshëm përmenden edhe Fikayo Tomori, Davide Bartesaghi dhe Francesco Camarda, ndërsa Alphadjo Cisse dhe Omari Hutchinson mund të aktivizohen në pozitat pas sulmuesit.

24-vjeçari Jashari te Milani këtë edicion ka luajtur vetëm 165 minuta në të gjitha garat.