Portugezi Antonio Nobre do të jetë arbitri kryesor në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Kosova nga ora 18:00 e pret Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen që i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Ndihmësit e Nobres janë gjithashtu nga Portugalia, Nelson Pereira dhe Paulo Bras.
Arbitër i katërt do të jetë Miguel Nogueira.
Në VAR do të jenë dyshja Andre Narciso dhe Fabio Oliveira Melo.
Austria i prin grupit me shtatë pikë. Kosova ka tri pikë më pak në pozitën e dytë.