Diant Ramaj nuk do të mund t’i kryejë testet mjekësore të shtunën te skuadra e Copenhagenit të Danimarkës, ashtu siç ishte planifikuar.
Ramaj duhej që të shtunën në mëngjes të ishte në kryeqendrën daneze, por kjo nuk ndodhi, ka shkruar “Tipsbladet”.
Arsyeja është sepse aeroplani me të cilin do të udhëtonte portieri shqiptar drejt Copenhagenit, ka pasur prishje.
Kjo ka bërë që Ramaj të mos arrijë në Danimarkë të shtunën.
24-vjeçari Ramaj është futbollist i Dortmundit, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2029-të.
Por, ai nuk luajti për “verdhezinjtë” qëkur u transferua në verën e vitit të kaluar. Në sezonin e kaluar, Ramaj ishte i huazuar te Heidenheimi.
Tani transferimi i Ramajt te Copenhageni do të bëhet të dielën.
такође
Македонски фудбалер игра у Ирану: Асан ме је спасао
Copenhageni për shërbimet e tij do t’i shpenzojë katër milionë euro.
Ramaj një periudhë të karrierës e kaloi si i huazuar te Copenhageni. U paraqit në 19 ndeshje.
Tani do të kthehet te kjo skuadër. Ramaj karrierë ka bërë edhe tek Eintracht Frankfurti dhe Ajaxi.