КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Абраши погађа у Швајцарској, Далипи асистира

Амир Абрасхи

Amir Abrashi ka shënuar gol për Grasshopperin të mërkurën mbrëma, në xhiron e gjashtë të Superligës së Zvicrës. 

Me golin e Abrashit në minutën e 36-të, Grasshopperi kaloi në epërsi 1:0 ndaj St. Gallenit, ndërsa në fund fitoi 2:0. Abrashi luajti deri në minutën e 75-të. Kapiteni Abrashi në tri ndeshjet e fundit ka dy gola e një asistim dhe po kalon formë të mirë. 

Grasshopperi i ka katër pikë në pesë ndeshje dhe është i parafundit. 

Luzerni të mërkurën fitoi ndaj Vaduzit 2:1. Për Vaduzin gjurmë sërish la mesfushori Lutfi Dalipi, që asistoi në golin e minutës së 46-të për 1:0. 

Në ndeshjen e kaluar, Dalipi ndaj Grasshopperit e pati një gol e dy asistime. 

Vaduzi është i fundit me tri pikë.