КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Четири уметничка дела вредна 9 милиона евра украдена из музеја Реноара у Француској

Muzeu Renoir

Dy persona kanë hyrë në orët e para të mëngjesit në muzeun kushtuar piktorit francez Pierre-Auguste Renoir, në Cagnes-sur-Mer, duke grabitur katër vepra arti me vlerë të përllogaritur rreth 9 milionë euro, përfshirë një prej pikturave që është hedhur nga autorët gjatë arratisjes.

Grabitja ndodhi pak para orës 06:00 të mëngjesit në muzeun e Renoir në qytetin jugor francez të Cagnes-sur-Mer, në rivierën franceze, raportoi "The Guardian".

Sipas autoriteteve lokale, dy hajdutët u kapën nga kamerat e sigurisë së qytetit dhe janë ndjekur nga policia, por kanë arritur të largohen.

Kryetari i bashkisë, Bryan Masson, tha se dy personat u identifikuan përmes sistemit të videokamerave dhe, gjatë arratisjes, hodhën një prej veprave të vjedhura.

Muajin e kaluar, agjencia evropiane e zbatimit të ligjit Europol paralajmëroi se hajdutët e artit po përdorin metoda gjithnjë e më të dhunshme.