Ukraina ka pranuar së fundmi një numër të vogël reketash penguese “Patriot” të prodhuara në SHBA, të afta për të rrëzuar raketat balistike ruse, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai nuk ka thënë se sa prej tyre kishin mbërritur apo kush i kishte dërguar ato për Ukrainën.
Kievi zyrtar gjithashtu ka marrë konfirmimin për furnizime të ardhshme me sistemin francez të raketave tokë-ajër Crotale, ka njoftuiar presidenti, sipas transmetuesit Suspilne.
Zelensky ka thënë këtë këtë muaj se Ukrainës i nevojitet 5% e prodhimit amerikan të raketave “Patriot” për të përmbushur nevojat e saj, por aktualisht po merr vetëm 1%.
“Nga 1% në 5%, kam disa muaj që bëj miliona telefonata dhe gjithçka tjetër. Bëj disa gjëra për të cilat nuk mund të flas. Kjo nuk do të thotë se janë të paligjshme. Por nuk mund të flas për to”, është shprehur Zelensky.
Presidenti ukrainas ka deklaruar vazhdimisht javëve të fundit se Ukraina nuk po arrin t’i ndalë shumë raketa ruse për shkak të mungesës së raketave “Patriot”. Ai ka kërkuar nga SHBA-ja që ta furnizojë me këtë lloj raketash, mes raportimeve se shteti amerikan ka po ashtu mungesë të tyre si pasojë e luftës me Iranin.
-
„Изоловани су... сами су“ - Зеленски говори о Русији и Путиновим лажима
-
Суочава се са демографском катастрофом - Украјина финансира замрзавање сперме за војнике
-
Напустили су Запад због руских „традиционалних вредности“, али стварност се показала другачијом.
-
САД обустављају све захтеве за имигрантске визе
-
Жена која је извршила покушај атентата на милијардера у Монаку