КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Трамп објавио снимак смртоносног напада тигра на младића, породица га критикује

tr

Familja e një burri të vrarë nga një tigër në një park kafshësh të egra në Mbretërinë e Bashkuar ka folur për "shqetësimin e tyre të rëndë" pas qarkullimit në rrjetet sociale të ripostimit të videos të incidentit nga presidenti amerikan, Donald Trump.

William Chapman, 23 vjeç, u sulmua për vdekje pasi hyri në një zonë të mbyllur në Parkun e Jetës së Egër Yorkshire, të shtunën. Familja e tij ka thënë se ai vuante nga një sëmundje e rëndë mendore. 

Ata thanë se pamjet që ndaheshin në internet ishin "thellësisht fyese" dhe u shkaktonin atyre "shqetësim të rëndë".

Një nga ata që qarkulluan pamjet ishte presidenti amerikan i cili postoi një video të sulmit të tigrit për 13 milionë ndjekës në platformën e tij Truth Social të martën. Trump publikoi videon me mbishkrimin: "Mos u ngatërro kurrë me natyrën! President DJT." Video e shpërndarë nga Trumpi nuk tregonte momentin kur Chapman vdes, raportoi Guardian. 

Më vonë, presidenti postoi një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku shihet duke qeshur dhe duke luajtur me një tigër. Kjo video shoqërohet nga kënga "The Lion Sleeps Tonight" nga The Tokens.
Në të shihet Trump duke kopjuar gjestin e treguar nga Chapman, i cili drejtonte gishtin drejt kafshës, dhe përfundon me presidentin e tigrin duke u përqafuar. 

Will Travers, president ekzekutiv i Fondacionit "Born Free", theksoi se publikimi i videos së krijuar me inteligjencë artificiale ishte i pamatur.

“Pamje dhe video të tilla mund t’i nxisin njerëzit të kërkojnë kontakt të drejtpërdrejtë, jorealist dhe me rrezik të lartë me kafshët e egra që mbahen në robëri”.

Familja ka kërkuar që njerëzit të mos e përdorin video dhe të mos e rikrijojnë atë.