---
description: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të mërkurën të ulet në tryezë dhe të arrijë një marrëveshje për armët bërthamore, përndryshe sulmi i ard
title: "Trumpi - Iranit: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe"
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/28/3fc6fcf1-6244-4a17-965a-13fa399aa262.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Trumpi - Iranit: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe

![Donald Trump](https://resources.koha.net/images/2026/January/28/3fc6fcf1-6244-4a17-965a-13fa399aa262.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 28 janar 2026 13:59
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 28 janar 2026 13:59
- Shpërndaje në:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të mërkurën të ulet në tryezë dhe të arrijë një marrëveshje për armët bërthamore, përndryshe sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq.

"Shpresojmë që Irani të ulet në tryezë shpejt dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – Jo armë bërthamore - një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore”, ka shkruar Trumpi në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti republikan i SHBA-së, i cili u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore shumëkombëshe e vitit 2015 me Teheranin gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ka vërë në dukje se paralajmërimi i tij i fundit ndaj Iranit u pasua nga një sulm ushtarak.

"Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri", ka shkruar Trumpi. Ai ka njoftuar gjithashtu se një tjetër "armadë" po lundron drejt Iranit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se nuk kishte qenë në kontakt me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, ditët e fundit, dhe as nuk kishte kërkuar negociata, raportuan mediat shtetërore më herët të mërkurën.

[Edhe ![SHBA-ja do të kryejë stërvitje në Lindje të Mesme mes tensioneve me Iranin](https://resources.koha.net/images/2024/May/04/83a9d1ab-3b98-4b1c-8e2a-ccfc1a5015cb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 jan 2026 SHBA-ja do të kryejë stërvitje në Lindje të Mesme mes tensioneve me Iranin](https://www.koha.net/bote/shba-ja-do-te-kryeje-stervitje-ne-lindje-te-mesme-teksa-shtohen-tensionet-me-iranin)

Të mërkurën është bërë e ditur po ashtu se SHBA-ja do të nisë stërvitje ushtarake në Lindjen e Mesmë, mes tensioneve të shtuara me Iranin.

Një ditë më parë, atje ka arritur edhe aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln”. 

[#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#IRAN](https://www.koha.net/tag/iran) [#tensionet](https://www.koha.net/tag/tensionet) [#lindja e mesme](https://www.koha.net/tag/lindja-e-mesme)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trump - Iranit: Pranoni marrëveshjen bërthamore ose do të ketë sulme edhe më brutale](https://resources.koha.net/images/2025/June/13/19c9cdfa-911f-4cb5-9dfb-72e36803d3d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 13 qer 2025 Trump - Iranit: Pranoni marrëveshjen bërthamore ose do të ketë sulme edhe më brutale](https://www.koha.net/bote/trumpi-alarmon-iranin-izraeli-ka-planifikuar-te-tjera-sulme-edhe-me-brutale)
- [![Trumpi thotë se sot do të nisin bisedimet e reja me Iranin, Teherani e mohon](https://resources.koha.net/images/2026/August/03/0145f3de-ed01-4b92-b0c2-b7f856a9a8d2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 gus 2026 Trumpi thotë se sot do të nisin bisedimet e reja me Iranin, Teherani e mohon](https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-te-henen-do-te-nisin-bisedimet-e-reja-me-iranin)
- [![Trumpi anulon sulmet e reja ndaj Iranit](https://resources.koha.net/images/2026/August/02/4b130a77-a11f-41f8-a6e2-728433ab8da2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 gus 2026 Trumpi anulon sulmet e reja ndaj Iranit](https://www.koha.net/bote/trumpi-njofton-se-ka-anuluar-sulmet-e-reja-ndaj-iranit)
- [![Trump: Do ta godasim përsëri fort Iranin sonte](https://resources.koha.net/images/2026/July/08/e78e9fc5-d2b2-4efa-be09-469835af6f26.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 kor 2026 Trump: Do ta godasim përsëri fort Iranin sonte](https://www.koha.net/bote/trump-do-ta-godasim-perseri-fort-iranin-sonte)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Shaqiri lëndohet, dërgohet në spital](https://www.koha.net/futboll/shaqiri-lendohet-dergohet-ne-spital)

[Arbëri.]() [Hamza: PDK-ja e gatshme për presidentin, menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/hamza-pdk-ja-e-gatshme-per-presidentin-menjehere-pas-ndryshimit-te-ligjit-per-specialen)

[Luftarake.]() [Hysa – Kabayel, shiten 25 mijë bileta për 24 orë](https://www.koha.net/luftarake/hysa-kabayel-shiten-25-mije-bileta-per-24-ore)

[Arbëri.]() [Ministria e Drejtësisë e quan kompleks projektligjin për t’ia kufizuar mandatin Speciales](https://www.koha.net/arberi/ministria-e-drejtesise-e-quan-kompleks-projektligjin-per-tia-kufizuar-mandatin-speciales)

[Arbëri.]() [Projektligji: Specialja t’i trajtojë vetëm krimet e supozuara për trafikim organesh pas lufte](https://www.koha.net/arberi/projektligji-specialja-ti-trajtoje-vetem-krimet-e-supozuara-per-trafikim-organesh-pas-lufte)

[Futboll.]() [Tension e akuza në konferencën e Irlandës](https://www.koha.net/futboll/tension-e-akuza-ne-konferencen-e-irlandes)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trumpi - Iranit: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/trumpi-iranit-bej-marreveshje-ose-goditja-e-radhes-do-te-jete-me-e-keqe","datePublished":"2026-01-28T13:59:41+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:30:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":278,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të mërkurën të ulet në tryezë dhe të arrijë një marrëveshje për armët bërthamore, përndryshe sulmi i ard","url":"https://www.koha.net/bote/trumpi-iranit-bej-marreveshje-ose-goditja-e-radhes-do-te-jete-me-e-keqe","keywords":"Donald Trump, IRAN, tensionet, lindja e mesme","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/28/3fc6fcf1-6244-4a17-965a-13fa399aa262.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
