КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Трамп потписао закон о санкцијама Русији - даје му већа овлашћења над царинама

Доналд Трамп потписао извршну наредбу

Фото: Ассоциатед Пресс

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të premten projektligjin gjithëpërfshirës për sanksionet ndaj Rusisë, duke e shndërruar atë në ligj, njoftoi Shtëpia e Bardhë, duke hapur kështu rrugën për shtimin e presionit ekonomik ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Legjislacioni vë në shënjestër industritë ruse të energjisë dhe të mbrojtjes, si dhe "flotën e saj hije" të cisternave që u shmangen sanksioneve ekzistuese, me qëllim që t'i heqë Moskës fondet që përdoren për të financuar luftën e saj me Ukrainën.

Ligji, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së në fillim të kësaj jave, i jep Trumpit kompetenca të gjera për të vendosur tarifa deri në 100% ndaj pesë blerësve kryesorë të naftës dhe gazit rus dhe prek veçanërisht Kinën dhe Indinë, eksportuesit më të mëdhenj të naftës ruse. 

Me kërkesë të Trumpit, ligji përfshin gjithashtu sektorët e energjisë dhe të armatimeve të Iranit.

Ligji mban emrin e senatorit Lindsey Graham, një prej mbrojtësve më të vendosur të Ukrainës në Uashington i cili vdiq më 11 korrik.

Dokumenti prej 48 faqesh, i titulluar zyrtarisht "Akti Lindsey O. Graham për Sanksionimin e Rusisë dhe Iranit i vitit 2026", parashikon përjashtime për vendet që importojnë më pak se 15% të gazit të tyre natyror nga Rusia dhe që po punojnë për të reduktuar varësinë e tyre. 

Kritikët thonë se ky legjislacion,  i cili vendos gjithashtu tarifa ndaj partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Rusisë, mund të sjellë probleme edhe për vende të tjera nëse ato gjenden në shënjestrën e Trumpit në të ardhmen, pasi ai e autorizon presidentin të vendosë tarifa që mund të mbeten në fuqi edhe shumë kohë pas përfundimit të mandatit të tij.