КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Тајфун Чампи прети Тајвану, стотине летова отказане

Тајфун

Qindra fluturime në Azinë Lindore u anuluan të premten, ndërsa tajfuni i fuqishëm Champi iu afrua bregdetit verilindor të Tajvanit.

Me afrimin e stuhisë, shkollat dhe zyrat në Tajvan u mbyllën, raporton BBC.

Edhe pse ende nuk dihet nëse tajfuni do të godasë drejtpërdrejt ishullin, parashikimet paralajmërojnë reshje të mëdha shiu dhe erëra të fuqishme në pjesën verilindore deri të shtunën.

Autoritetet njoftuan se një person vdiq pasi u mor nga dallgët. Nga stuhia janë lënduar edhe 171 persona, ndërsa rreth një mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Champi është stuhia e fundit në një varg tajfunesh të fuqishme që po përfshijnë rajonin, ndërsa fenomeni klimatik El Nino po ngroh ujërat e Oqeanit Paqësor dhe po ndikon në intensifikimin e stuhive.

Në kulmin e fuqisë së tij, në fillim të kësaj jave, Champi u bë stuhia më e fuqishme e regjistruar në botë këtë vit.

Të premten, erërat e stuhisë arritën shpejtësi deri në 191 kilometra në orë.

Pasi të kalojë skajin verilindor të Tajvanit dhe ishujt Okinawa në jug të Japonisë, tajfuni pritet të qëndrojë mbi ujërat pranë bregdetit lindor të Kinës. Më pas, pritet të ndryshojë drejtim dhe të lëvizë në verilindje, drejt ishullit kryesor të Japonisë.

Shërbimet meteorologjike në Tajvan, Hong Kong dhe Japoni parashikojnë se qendra e stuhisë do të kalojë pa prekur drejtpërdrejt tokën e Tajvanit.

Megjithatë, një meteorolog nga Administrata Qendrore Meteorologjike e Tajvanit i tha agjencisë Reuters se kjo mundësi nuk mund të përjashtohet plotësisht, veçanërisht nëse stuhia ngadalëson lëvizjen ose ndryshon drejtim gjatë afrimit.

Sipas autoriteteve meteorologjike, reshjet pritet të arrijnë kulmin të shtunën në mëngjes dhe të vazhdojnë deri në mbrëmje.

Autoritetet tajvaneze u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg bregdetit dhe zonave malore, për shkak të rrezikut nga dallgët e larta, erërat dhe rrëshqitjet e mundshme të dheut.