КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Русија је погодила воз близу границе Украјине и Пољске, сумња се да је мета био Џонсонов воз

руссиа

Руски дрон је погодио воз у близини границе између Украјине и Пољске, убрзо након што су бивши британски премијер Борис Џонсон и високи европски безбедносни званичници прошли кроз то подручје.

Nuk pati viktima pas sulmit në Yahodyn, i cili goditi lokomotivën e trenit. Të gjithë pasagjerët ishin evakuuar, thanë autoritetet ukrainase.

Johnson dhe këshilltarë të tjerë evropianë për sigurinë kombëtare, përfshirë britanikun Jonathan Powell, kishin kaluar në të njëjtën linjë hekurudhore me një tren tjetër, gjatë kthimit nga një konferencë në Kiev.

Rusia tha se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën perëndimore, ndërsa kompania shtetërore ukrainase e hekurudhave, Ukrzaliznytsia, tha se “ka shumë gjasa që objektivi i këtij droni të ketë qenë treni diplomatik”.

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, i cili ndodhej në një tren tjetër në stacionin Yahodyn në momentin e sulmit, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm”.

Në një intervistë për New York Times, Petraeus tha: “Ky është veprimi i një udhëheqësi vërtet barbar, i cili po përpiqet të terrorizojë civilët ukrainas.”

Në një deklaratë, Ukrzaliznytsia tha se treni ishte nisur nga stacioni më herët se sa ishte planifikuar për shkak të ndryshimit të orarit... për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për sulme ruse.

Ajo gjithashtu tha se urdhri për evakuimin e pasagjerëve të trenit të goditur ishte dhënë “vetëm 15 minuta” para sulmit nga një dron rus me motor reaktiv.