КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Извештај: Европа сваке године губи 120 милијарди евра инвестиција

Фото илустрација

Фото: Ассоциатед Пресс

Rregullat dhe sistemet kombëtare të ndryshme në transport, energji, teknologji dhe tregun e punës po pengojnë investimet ndërkufitare në Bashkimin Evropian, sipas një studimi të ri.

Evropa mund të jetë duke humbur të paktën 120 miliardë euro investime çdo vit, për shkak të vështirësive për të lidhur dhe zgjeruar modelet e suksesshme kombëtare në nivel evropian.

Kjo është përllogaritja e institutit italian “The European House–Ambrosetti (TEHA)” në një studim të realizuar në bashkëpunim me Amazon, i cili analizon pengesat që kufizojnë investimet në tregun evropian, raportoi të enjten Euronews.

Studimi shqyrton shembuj nga një sërë sektorësh, përfshirë rrjetet hekurudhore, energjinë, inteligjencën artificiale, infrastrukturën digjitale, arsimin dhe rregullimin e tregut.

Sipas autorëve, problemi nuk është mungesa e modeleve të suksesshme brenda Evropës, por fakti se ato mbeten kryesisht të izoluara brenda kufijve kombëtarë.

“Evropa nuk ka nevojë të kërkojë përgjigje diku tjetër. Disa nga modelet më bindëse të investimeve tashmë funksionojnë brenda BE-së. Ato thjesht nuk janë lidhur apo zgjeruar në nivel evropian”, tha Diego Begnozzi, konsulent i lartë në TEHA dhe autor i studimit.

Në sektorin energjetik, kostot e larta po rëndojnë gjithnjë e më shumë industrinë evropiane. Studimi vlerëson se kompanitë evropiane paguanin në tremujorin e parë të vitit 2025 rreth 2.8 herë më shumë për energjinë elektrike sesa kompanitë amerikane.

Një integrim më i madh i sistemeve kombëtare energjetike, sipas raportit, mund të gjenerojë deri në 43 miliardë euro në vit deri në vitin 2030.

Edhe transporti hekurudhor mbetet pengesë për funksionimin e plotë të tregut të përbashkët.

Shërbimet hekurudhore ndërkufitare janë mesatarisht 23.4% më të ngadalta se linjat e krahasueshme brenda një shteti, pavarësisht dekadave të liberalizimit të sektorit.

Raporti argumenton se kjo kufizon përfitimet që mund të sjellë infrastruktura fizike e tregut të përbashkët evropian.

Shifra prej 120 miliardë eurosh përfaqëson vetëm investimet direkte që, sipas autorëve, Evropa mund t'i tërheqë përmes integrimit më të madh të tregjeve kombëtare. 

Një raport i vitit 2024 mbi konkurrueshmërinë evropiane, i udhëhequr nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, vlerëson se Evropa ka nevojë për 750 deri në 800 miliardë euro investime shtesë çdo vit për të ruajtur konkurrueshmërinë e saj në ekonominë globale.

Në këtë kuadër, raportet e Draghit dhe ish-kryeministrit italian Enrico Letta kanë kërkuar masa për të reduktuar barrierat që pengojnë bizneset të operojnë përtej kufijve kombëtarë.

Sipas studimit të TEHA-s, problemet nuk kufizohen te energjia dhe transporti. Barrierat kombëtare identifikohen gjithashtu në sektorë si inteligjenca artificiale, infrastruktura digjitale, sistemi fiskal, arsimi, tregu i punës dhe drejtësia.

Buxheti i Bashkimit Evropian mbetet shumë më i vogël se buxhetet e kombinuara të shteteve anëtare.

Në vitin 2024, shpenzimet e BE-së ishin rreth 170.5 miliardë euro, ndërsa shtetet anëtare shpenzuan së bashku rreth 8.86 trilionë euro.

Autorët e studimit argumentojnë se kjo e kufizon kapacitetin e BE-së për të kompensuar mungesën e investimeve kombëtare në projekte me përfitime ndërkufitare.