---
description: Rusia do të lansojë raketën e saj të re strategjike bërthamore Sarmat në fund të këtij viti, ka thënë të martën presidenti Vladimir Putin, duke e përshkruar atë
title: Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/12/f04ce1c7-98a7-40af-b673-7fa54424bd5e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”

![Vladimir Putin](https://resources.koha.net/images/2026/May/12/f04ce1c7-98a7-40af-b673-7fa54424bd5e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 12 maj 2026 17:17
- Shpërndaje në:

- 12 maj 2026 17:17
- Shpërndaje në:

Rusia do të lansojë raketën e saj të re strategjike bërthamore Sarmat në fund të këtij viti, ka thënë të martën presidenti Vladimir Putin, duke e përshkruar atë si "më të fuqishmen në botë".

Lansimi i planifikuar i raketës, e projektuar për të dërguar koka bërthamore për të goditur objektiva mijëra milje larg në Shtetet e Bashkuara ose Evropë, vjen pas viteve të tëra pengesash dhe vonesash.

Putini, në komentet televizive, ka thënë se rendimenti i kokës bërthamore ishte më shumë se katër herë më i madh se çdo ekuivalent perëndimor, dhe se rrezja e saj tejkalonte 35,000 km.

"Ka aftësinë të depërtojë në të gjitha sistemet ekzistuese dhe të ardhshme të mbrojtjes kundër raketave", ka thënë ai.

Analistët perëndimorë të sigurisë thonë se Putini ka bërë pretendime të ekzagjeruara për aftësitë e disa prej armëve bërthamore të gjeneratës së re të Rusisë, pjesë e një programi modernizimi që ai e njoftoi për herë të parë në vitin 2018.

Sarmat ka parë dështime në të kaluarën, e po ashtu gjatë një prove në shtator 2024, sipas ekspertëve perëndimorë.

[Edhe ![SHBA-ja miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën](https://resources.koha.net/images/2026/August/26/22036a87-cc41-4ae5-a7cc-b12b76d51777.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 31 tet 2026 SHBA-ja miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën](https://www.koha.net/bote/shba-ja-miraton-shitjen-e-500-raketave-patriot-per-ukrainen)

Televizioni shtetëror tregoi Sergei Karakayev, komandantin e forcave raketore strategjike të Rusisë, duke i raportuar Putinit mbi atë që ai e quajti një provë të suksesshme të lëshimit të raketës Sarmat të martën.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, Putini i ka kujtuar vazhdimisht botës madhësinë dhe fuqinë e arsenalit bërthamor të Rusisë në deklarata të cilat janë parë nga Perëndimi si përpjekje për ta penguar atë të ndërhyjë shumë fuqishëm në anën e Ukrainës.

[#Lufta ne Ukraine](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-ukraine) [#Vladimir Putin](https://www.koha.net/tag/vladimir-putin) [#raketa](https://www.koha.net/tag/raketa)

Artikuj të ngjashëm

- [![Franca teston raketën e re bërthamore, mes tensioneve me Rusinë](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/26afdd07-f77c-42cb-9a0f-4e5fbc1a099d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 tet 2026 Franca teston raketën e re bërthamore, mes tensioneve me Rusinë](https://www.koha.net/bote/franca-teston-raketen-e-re-berthamore-mes-tensioneve-me-rusine)
- [![Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/088f3000-66d7-4000-8b23-56ece378204a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 tet 2026 Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore](https://www.koha.net/bote/putini-kercenon-serish-perendimin-me-arme-berthamore)
- [![Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë](https://resources.koha.net/images/2025/November/19/010eec69-5e95-4367-b410-1124c204307f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 qer 2026 Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë](https://www.koha.net/bote/putini-akuzon-perendimin-se-po-pergatitet-haptas-per-lufte-me-rusine)
- [![Zelensky kërkon nga SHBA-ja të eliminojë “avantazhin e fundit” të Putinit](https://resources.koha.net/images/2026/May/28/11ccda88-d6a4-410a-87ab-084e92c51a72.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 maj 2026 Zelensky kërkon nga SHBA-ja të eliminojë “avantazhin e fundit” të Putinit](https://www.koha.net/bote/zelensky-kerkon-nga-shba-ja-te-eliminoje-avantazhin-e-fundit-te-putinit)

[Arbëri.]() [SHSKUK-ja thotë se ka suspenduar katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues](https://www.koha.net/arberi/shskuk-ja-thote-se-ka-suspendusr-kater-punonjes-pas-parregullsive-ne-menaxhimin-e-barnave-dhe-materialit-shpenzues)

[Kronikë.]() [Aksion antidrogë në Prishtinë, policia sekuestron kokainë, vetura luksoze dhe para të gatshme](https://www.koha.net/kronike/aksion-antidroge-ne-prishtine-policia-sekuestron-kokaine-vetura-luksoze-dhe-para-te-gatshme)

[Showbiz.]() [Phil Collins emocionon publikun me fjalimin e tij në Hall of Fame](https://www.koha.net/showbiz/phil-collins-emocionon-publikun-me-fjalimin-e-tij-ne-hall-of-fame)

[Arbëri.]() [“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës](https://www.koha.net/arberi/gogoli-qe-mund-tia-hape-kosoves-dyert-e-evropes)

[Shtojca për Kulturë.]() [“Circle Fest” në deshifrimin e rrëfimeve të padukshme](https://www.koha.net/shtojca-kulture/circle-fest-ne-deshifrimin-e-rrefimeve-te-padukshme)

[PIKË me Veton Surroin.]() [Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Dushan Janjiq](https://www.koha.net/pike-me-veton-surroin/sonte-pike-me-veton-surroin-mysafirdushan-janjiq)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/putini-paralajmeron-lansimin-e-raketes-me-te-fuqishme-ne-bote","datePublished":"2026-05-12T17:17:08+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:20:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":303,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Rusia do të lansojë raketën e saj të re strategjike bërthamore Sarmat në fund të këtij viti, ka thënë të martën presidenti Vladimir Putin, duke e përshkruar atë","url":"https://www.koha.net/bote/putini-paralajmeron-lansimin-e-raketes-me-te-fuqishme-ne-bote","keywords":"Lufta ne Ukraine, Vladimir Putin, raketa","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/12/f04ce1c7-98a7-40af-b673-7fa54424bd5e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
