КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Пољска прогласила пожар на станици Старлинк саботажом

Poljska

Polonia e ka cilësuar si “akt sabotimi” zjarrin që përfshiu një stacion satelitor të Starlinkut në pjesën qendrore të vendit, ndërsa Danimarka ka paralajmëruar për rritjen e kërcënimit nga Rusia.

Zëvendëskryeministri polak, Krzysztof Gawkowski, ka thënë se zjarri në provincën Mazovia ishte shkaktuar qëllimisht për ta nxjerrë jashtë funksionit stacionin dhe për të ndërprerë qasjen në internet për disa institucione, përfshirë ushtrinë ukrainase.

Ai u shpreh për transmetuesin publik polak TVP Info se hetimet janë ende duke vazhduar, por se “humë tregues sugjerojnë se incidenti përputhet me atë që e cilësoi si “doktrinë të re ruse të sulmeve”. Kremlini nuk ka komentuar lidhur me këto akuza.

Ndërkohë, shërbimi danez i inteligjencës ka publikuar një vlerësim të ri të kërcënimeve, duke thënë se pret që Rusia të intensifikojë luftën hibride gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas vlerësimit, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vendeve të NATO-s mbetet “shumë i pamundur”, por ekziston një “rrezik i ulët, por në rritje” që Rusia të ndërmarrë një sulm të kufizuar ushtarak ndaj vendeve anëtare të aleancës.

Në javët e fundit, disa vende evropiane të NATO-s kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulme për të testuar gatishmërinë e tyre për të mbështetur Ukrainën. Moska i ka mohuar këto pretendime.

Në fillim të këtij muaji, Gjermania e akuzoi Rusinë për një përpjekje për sulm me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle, ndërsa Franca urdhëroi hartimin e një plani për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe objekteve të industrisë së mbrojtjes.

Termi “luftë hibride” ose “sulme hibride” përdoret zakonisht për veprime jo-ushtarake që synojnë të ushtrojnë presion ose të destabilizojnë një kundërshtar. Në këtë kategori mund të përfshihen sulmet kibernetike, sabotazhi dhe fushatat e dezinformimit.