КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Шеф затвора у Тенесију поднео оставку након неуспешног погубљења

Цхриста Пике

Shefi i sistemit të burgjeve në Tennessee, Frank Strada, do të japë dorëheqjen këtë muaj, pas ekzekutimit të dështuar të të dënuarës Christa Pike, ka njoftuar të shtunën guvernatori i shtetit, Bill Lee.

Strada ka thënë se dorëheqja e tij është “në interesin më të mirë të banorëve të Tennessees”, ndërsa po zhvillohet një hetim i pavarur për atë që ndodhi gjatë ekzekutimit të Pike të mërkurën.

Pike nuk vdiq, pavarësisht se iu dhanë dy doza të barbituratit pentobarbital, ilaçi që përdoret në Tennessee për ekzekutimet me injeksion.

“Besoj se ky shqyrtim është plotësisht i përshtatshëm dhe i nevojshëm dhe pres që të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar në përcaktimin e saktë të asaj që ndodhi”, ka thënë Strada.

Pas procedurës së dështuar, Pike u dërgua në spital, ku qëndroi pa vetëdije dhe nën ventilim mekanik.

Avokatët kanë thënë se besojnë se problemet me linjat intravenoze bënë që pentobarbitali të rridhte në trup, por jo në qarkullimin e gjakut.

Aktualisht, mjekët po punojnë për largimin nga trupi të dy dozave të pentobarbitalit.