КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Студенти палили канте за смеће и бицикле у Француској четвртог дана протеста

Francuska

Фото: Ассоциатед Пресс

Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin verior francez të Lilës u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe biçikletave elektrike të mërkurën, gjatë ditës së katërt radhazi të protestave, duke kërkuar më shumë burime për shkollat.

Tensionet janë përshkallëzuar jashtë një shkolle të mesme të barrikaduar, ku protestues me maska dhe kapuçë ishin mbledhur rreth një zjarri të madh.

Protestuesit janë pjesë e një lëvizjeje studentore në rritje, e cila kërkon më shumë financim dhe burime për shkollat franceze.

Skena të ngjashme janë zhvilluar edhe në Paris, ku dhjetëra persona janë mbledhur jashtë një shkolle të mesme, kanë ngritur një barrikadë dhe kanë bllokuar hyrjen kryesore.

Salama Gargouri, një nxënëse 18-vjeçare, ka renditur disa nga çështjet që po nxisin lëvizjen e protestave: “Orari i mbingarkuar, sistemi, mësuesit, njerëzit që nuk na dëgjojnë, procesi i aplikimit në universitet”.

Pas përleshjeve me forcat e sigurisë të mërkurën, një numër mësuesish iu bashkuan nxënësve të tyre, nga frika e përplasjeve të dhunshme, duke zgjedhur të krijojnë një zonë ndarëse mes protestuesve dhe policisë së trazirave.

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, është përplasur të hënën me liderin e së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon, lidhur me veprimet e nxënësve të shkollave të mesme.

Përplasjet përmes postimeve në rrjetet sociale mes Lecornusë dhe Melenchonit, një prej kandidatëve kryesorë për president, pasqyruan klimën politike gjithnjë e më konfrontuese përpara zgjedhjeve vendimtare presidenciale, pranverën e ardhshme, dhe mes presionit në rritje mbi financat e Francës.