КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Једна особа погинула, две повређене у нападу руског дрона на стамбену зграду у Кијеву

Кијев

Sulmet ajrore ruse kanë vrarë një person dhe kanë plagosur dy të tjerë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ndërsa kanë detyruar autoritetet të mbyllin dy ura mbi lumin Dnipro, thanë zyrtarët e qytetit të premten, raporton Reuters.

Zyra e Prokurorit të Kievit njoftoi se droni goditi katet 24 dhe 25 të ndërtesës.

Një nga banorët e ndërtesës së dëmtuar, Serhii Lysak, tha se u zgjua nga zhurma e një shpërthimi, ndërsa alarmi i zjarrit kishte nisur të binte.

“Jemi aktualisht jashtë ndërtesës. Ka makina të dëmtuara dhe, fatkeqësisht, një person ka vdekur”, tha ai për AP.

E në Rusi, dronët ukrainas goditën objekte industriale në qytetin e Volgogradit, ku ndodhet një rafineri e madhe nafte. Sulmet shkaktuan një zjarr, ndërsa një person u plagos pasi një ndërtesë banimi u godit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet ukrainase ndaj rafinerive të naftës në Rusi i kanë shkaktuar vendit humbje sa rreth 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Sulmet ndaj objekteve energjetike kanë ndikuar në furnizimin me karburante në disa zona të Rusisë, duke bërë që qytetarët të presin në radhë të gjata për të furnizuar automjetet e tyre.