КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Кина позива Иран да обузда Хуте

Хути

Фото: Ассоциатед Пресс

Kina i ka kërkuar privatisht Teheranit zyrtar të ndihmojë në frenimin e rebelëve Houthi të Jemenit, pas një kërkese drejtuar Pekinit nga Arabia Saudite si pasojë e ofensivës së shpejtë ushtarake të grupit të mbështetur nga Irani gjatë javës së kaluar.

Lajmin e kanë bërë të ditur tri burime iraniane të njohura me çështjen.

Riadi zyrtar i është drejtuar Kinës për ndihmë pasi Houthit bënë përparime të shpejta përgjatë bregdetit të Detit të Kuq dhe rreth ngushticës Bab el-Mandeb, lëvizje që i kanë bërë më të cenueshme eksportet e naftës dhe transportin detar saudit, kanë thënë burimet.

Kina ka bërë thirrje publikisht për vetëpërmbajtje, dialog dhe rikthim të lundrimit të sigurt, por mesazhi i saj privat ka shkuar përtej deklaratave publike, kanë thënë ato.

Pekini zyrtar dëshiron që Irani të përdorë ndikimin e tij te Houthit për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të konfliktit në rrugët e energjisë, nga të cilat varet Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Burimet, të cilat ishin në dijeni të diskutimeve dhe kanë folur në kushte anonimiteti, nuk kanë dhënë detaje se si është përcjellë mesazhi apo nëse ai u komunikua gjatë vizitës në Kinë të mërkurën nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.