КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Кир Стармер поднео оставку на место посланика

Кеир Стармер

Кеир Стармер

Sir Keir Starmer ka njoftuar se do të tërhiqet nga posti i deputetit për zonën zgjedhore Holborn dhe St Pancras, një lëvizje që do të çojë në zgjedhje të pjesshme për këtë mandat në Londër.

Në një deklaratë për gazetën "Camden Neë Journal", ai ka thënë se kishte qenë një "nder dhe privilegj i madh" të përfaqësonte këtë zonë zgjedhore për 11 vjet, por tani do ta përqendronte vëmendjen te "çështjet ndërkombëtare".

Sir Keir është larguar nga posti i kryeministrit gjatë verës, duke u zëvendësuar nga Andy Burnham.
Ky vendim pason javë të tëra spekulimesh nëse Sir Keir do të qëndronte si deputet pas dorëheqjes së tij.

Në një intervistë për BBC-në, pak pasi është larguar nga posti i kryeministrit, Sir Keir kishte deklaruar se do të qëndronte si deputet deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Megjithatë, në deklaratën e publikuar të martën, Sir Keir ka thënë se ishte gati t'ia "kalonte stafetën një pasuesi".

"Tani do të përqendrohem në çështje të tjera, siç janë ato ndërkombëtare, përfshirë mbrojtjen, sigurinë, tregtinë dhe teknologjinë në një botë që ndryshon me shpejtësi. Gjithashtu, do të vazhdoj të punoj – ashtu siç kam bërë prej kohësh së bashku me të tjerë, për luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, kjo është një çështje që ka një rëndësi të madhe për mua”, ka njoftuar Starmer.