КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Француска у пламену, врућина повећава ризик

Француска у пламену, врућина повећава ризик

Autoritetet franceze urdhëruan të martën evakuimin e afro 4 mijë personave nga zonat turistike në bregdetin e Atlantikut, pasi rikthimi i temperaturave të larta rrezikon të përkeqësojë situatën me zjarret masive në perëndim të Bordosë, raporton AP.

Evakuimet e reja e kanë thelluar gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga zjarret në jugperëndim të Evropës.

Deri më tani, zjarret në Francë dhe Spanjë kanë detyruar rreth 330 mijë banorë dhe turistë të largohen nga shtëpitë dhe vendpushimet e tyre.

Ndërkohë, Spanja ka hyrë në valën e katërt të të nxehtit këtë verë, ndërsa disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit, përfshirë edhe zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në vend.

Gjatë natës, zjarrfikësit francezë arritën ta mbajnë nën kontroll përhapjen e flakëve.

такође Француска се суочава са пожарима због раста температура СВЕТ Француска се суочава са пожарима због раста температура

Ata neutralizuan disa vatra pranë vendeve bregdetare, ndërsa sipërfaqja e djegur mbeti e pandryshuar, rreth 420 kilometra katrorë. Megjithatë, autoritetet theksojnë se zjarri është vetëm i stabilizuar dhe jo plotësisht i shuar. Kjo do të thotë se flakët mund të riaktivizohen dhe të përhapen sërish me rritjen e temperaturave dhe uljen e lagështisë së ajrit.

Si masë parandaluese, autoritetet urdhëruan evakuimin e turistëve dhe banorëve nga kampingjet, fshatrat turistikë, rezidencat e pushimeve dhe parqet rekreative në zonën e Lacanau dhe përreth liqenit me të njëjtin emër, njoftuan autoritetet e rajonit Gironde.