КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Француска повезује пораст броја утапања у земљи са топлотним таласима

температуре

Фото: Ассоциатед Пресс

Franca ka regjistruar 301 raste mbytjeje që nga 19 qershori, ka bërë të ditur një ministrja për Sportin dhe Rininë, Marina Ferrari, duke e lidhur rritjen e ndjeshme të numrit të viktimave krahasuar me vitin e kaluar me valët e zgjatura të të nxehtit.

Ferrari ka thënë për radion France Inter se numri i viktimave, 14% më i lartë se në vitin 2025, është një “bilanc tragjik”.

Franca, Spanja dhe Italia janë goditur nga valë të të nxehtit, të cilat kanë shkaktuar zjarre masive që kanë përfshirë mijëra hektarë tokë.

Ferrari ka thënë se njerëzit po ndërmerrnin rreziqe duke hyrë në ujë, duke shtuar se “Shumë incidente me pasoja fatale kanë ndodhur në zona që nuk janë të autorizuara apo të mbikëqyrura për not”.

Ajo ka thënë po ashtu se një pjesë e mbytjeve janë regjistruar në “ujëra të hapura, për shembull në kanale”.

такође Живот у најновијој комунистичкој престоници света СВЕТ Живот у најновијој комунистичкој престоници света

Ferrari ka deklaruar se qeveria po punon me autoritetet rajonale “për të përmirësuar zonat e notit dhe për t’i bërë ato më të sigurta”.

Ajo ka shtuar se “shumë mbytje, veçanërisht te të moshuarit, kanë ndodhur në pishina private”.

Sipas saj, futja e papritur në ujë më të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të shkaktojë shok dhe, në disa raste, “njerëzit mund të tejkalojnë edhe kapacitetet e tyre fizike”.

Në qershor, Ferrari ka paralajmëruar se shumë njerëz po përpiqeshin të freskoheshin në lumenj dhe kanale pa marrë domosdoshmërisht parasysh rreziqet.

такође Ирански сајбер напад наводно је довео до затварања електране у Британији СВЕТ Ирански сајбер напад наводно је довео до затварања електране у Британији

Ndryshimet klimatike po i rrisin temperaturat në të gjithë botën, por veçanërisht në Evropë.

Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt, me një ritëm dy herë më të lartë se mesatarja globale, sipas shërbimit klimatik Copernicus.