КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Два дрона виђена изнад немачке војне базе, неколико дана након бомбашког инцидента у Лајпцигу

Мецхерницх

Фото: Гоогле

Dy dronë u vunë re mbi një bazë ushtarake në Gjermaninë perëndimore, vetëm disa ditë pasi një pajisje e mbushur me eksploziv u gjet në Aeroportin e Leipzigut, raporton “BBC”.

Forcat e armatosura të Gjermanisë kanw konfirmuar se ata u panë të enjten në mbrëmje në një bazë në Mechernich, pranë Bonnit, ku raportohet se ruhen komponentë për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në SHBA.

Një zëdhënëse e Komandës së Përbashkët të Forcave të Bundeswehrit tha se Policia ushtarake u dërgua në vendngjarje, përpara se çështja t’i dorëzohej policisë lokale.

Ky është rasti më i fundit i dronëve të vërejtur pranë bazave ushtarake ose aeroporteve në vendet evropiane që mbështesin Ukrainën në luftën e saj me Rusinë. Moska ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në këto incidente.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, i tha gazetës “Bild” të dielën se Gjermania ishte bërë një objektiv i rregullt i sulmeve “destabilizuese”.

такође Русија и Украјина размениле нападе, седам мртвих и десетине повређених СВЕТ Русија и Украјина размениле нападе, седам мртвих и десетине повређених

“Ne nuk jemi në luftë, por jemi objektiv i përditshëm i luftës hibride”, tha ai.

Gjermania aktualisht po heton se si një dron i mbushur me eksplozivë ishte në gjendje të arrinte në një pistë të Aeroportit Leipzig/Halle, i cili përdoret nga NATO, Ushtria gjermane dhe shërben si bazë për Antonov Airlines të Ukrainës.

Bundeswehri nuk pranoi të komentonte hetimin në vazhdim, kur u pyet nga BBC të dielën për origjinën e dyshuar të dronëve të vërejtur mbi Mechernich.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, baza ka një objekt magazinimi për pajisje dhe pjesë këmbimi të përdorura për mirëmbajtjen e baterive të raketave Patriot.

такође Шпанија проверава стотине долазака из Италије након миграционог спора СВЕТ Шпанија проверава стотине долазака из Италије након миграционог спора

Sistemet e mbrojtjes ajrore janë bërë thelbësore për aftësinë e Ukrainës për të kapur raketat balistike ruse, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë iu lut aleatëve për furnizime të mëtejshme, duke paralajmëruar se Ukrainës po i mbaronin raketat interceptuese.