КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Велика Британија верује да Иран стоји иза планираног бомбардовања РАФ Ферфорда

РАФ Ферфорд

Фото: Ассоциатед Пресс

Kryeministri britanik, Andy Burnham, Qeveria beson se Irani ka pasur rol në incidentin në RAF Fairford, i cili çoi në arrestimin e pesë personave dhe më pas lirimin e tyre me kusht, ka deklaruar kryeministri Andy Burnham.

"Ka indikacione të forta se Irani ka luajtur një rol në atë që ndodhi gjatë fundjavës në RAF Fairford”, ka thënë ai për BBC-në. Ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Irani ka reaguar, ku ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, është shprehur se lideri britanik "po akuzonte palën e gabuar".

"Mund të konfirmoj qëndrimin e Iranit se lirimi i të dyshuarve si terroristë, që punojnë për shtete të huaja, flet vetë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

I pyetur pse të dyshuarit ishin liruar me kusht, një vendim që është vënë hapur në dyshim nga presidenti Donald Trump, Burnham ka këmbëngulur se ndaj këtyre personave ishin vendosur "kushtet më të rrepta të mundshme për lirimin me kusht.

“Jam i habitur që i liruan. Unë nuk do ta kisha bërë atë gjë”, ka deklaruar Trumpi të hënën.

Por Burnham ka thënë se “Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se kur thuhet 'i liruar', kjo nuk nënkupton atë që mund të mendojnë ata. Bëhet fjalë, natyrisht, për kushte lirimi me garanci (kaucion) jashtëzakonisht të rrepta”. 

"Autoritetet e kanë situatën nën kontrollin më të rreptë dhe për këtë mund t'ju siguroj”, ka shtuar ai.

Komentet e Burnham-it pasuan deklaratën e së hënës nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, se incidenti në RAF Fairford "përfshin qartazi dorën e një aktori të huaj".

Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve në furgonët e gjetur pranë bazës u gjet benzinë, por jo mjete shpërthyese.