КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

ЕУ изражава подршку МКС-у, дан након што су САД објавиле санкције

Каја Каллас

Фото: Ассоциатед Пресс

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur të martën mbështetjen për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), ndërsa pritet që qeveria amerikane të shtojë sanksionet ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve të saj.

“ICC-ja është premtimi i botës se viktimat e krimeve më të rënda ndërkombëtare nuk do të harrohen, vetëm sepse kërkesa për llogaridhënie është bërë politikisht e papërshtatshme. Ne duhet ta mbrojmë atë”, ka thënë Kallas nga selia e Kombeve të Bashkuara në New York.

Zyrtarët holandezë po përgatiten që Shtetet e Bashkuara të vendosin një rund të ri dhe të ashpër sanksionesh ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ndërsa administrata Trump synon të dobësojë gjykatën për shkak të asaj që e konsideron si tejkalim të kompetencave të saj.

Zyrtarët në vendin pritës të gjykatës, Holandë, janë njoftuar se sanksionet pritet të vendosen së shpejti dhe po shqyrtojnë mënyra për ta ndihmuar gjykatën të vazhdojë funksionimin, përfshirë pagesën e stafit, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe mirëmbajtjen e qendrës së paraburgimit. Kështu kanë thënë për Associated Press diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë që kanë dijeni për këto diskutime. 

Uashingtoni zyrtar ka vendosur tashmë sanksione ndaj dhjetëra anëtarësh aktualë dhe ish-anëtarësh të stafit, përfshirë gjysmën e gjyqtarëve aktualë të gjykatës. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkruar këtë si një “fushatë gjithëpërfshirëse për të eleminuar kërcënimin që paraqet Gjykata Penale Ndërkombëtare”.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë kundërshtuar fuqishëm urdhërarrestet e gjykatës ndaj zyrtarëve të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftën në Gazë. SHBA-ja ka kundërshtuar gjithashtu hetimet ndaj veprimeve ushtarake amerikane në Afganistan.

Ashtu si Rusia, Kina, India dhe Izraeli, edhe Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet që nuk i janë bashkuar kurrë gjykatës. Uashingtoni ka thënë se shqetësohet për mundësinë e ndjekjeve penale të motivuara politikisht ndaj pjesëtarëve të ushtrisë amerikane. Aktualisht, gjykata ka 125 shtete anëtare.

Sanksionet mund ta pengojnë gjykatën të ketë qasje në shërbimet financiare dhe ato të teknologjisë së informacionit, madje edhe t’i paguajë punonjësit e saj amerikanë.

Kur ish-prokurori i përgjithshëm i gjykatës u sanksionua në vitin 2025, ai humbi qasjen në email-in e tij të Microsoft-it, llogaritë e tij bankare u ngrinë dhe iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara.