КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

ЕУ уводи правила јавних набавки „Купуј европско“ како би се супротставила Кини

BE

Фото: Алами

Autoritetet evropiane do të inkurajohen të blejnë më shumë mallra dhe shërbime vendase kur shpenzojnë paratë publike, në kuadër të përpjekjes së fundit të BE-së për t’iu kundërvënë fuqisë ekonomike të Kinës.

Me planin “Blej evropiane”, Komisioni Evropian publikuar të mërkurën propozime për një reformë gjithëpërfshirëse të rregullave të BE-së për prokurimin publik.

Autoritetet kombëtare dhe institucionet publike, si shkollat dhe spitalet, do të inkurajohen të blejnë mallra dhe shërbime të prodhuara në Evropë, por, ndryshe nga planet e mëparshme për të nxitur teknologjitë e pastra të prodhuara në vend, nuk do të ketë kuota detyruese për produktet “Made in Europe”.

Zyrtarët në Bruksel janë të shqetësuar se shumë institucione publike mendojnë se rregullat ekzistuese të BE-së i detyrojnë të zgjedhin ofertën më të lirë kur shpenzojnë paratë publike, gjë që mund të bëjë që kontrata t’i jepet një kompanie joevropiane.

Zyrtari kryesor i Komisionit Evropian për politikën industriale, Stephane Sejourne, u ka thënë gazetarëve se rregullorja do t’u ofronte blerësve të sektorit publik më shumë siguri ligjore dhe qartësi për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në Evropë.

“Blerësit mund të kenë një qasje më favorizuese ndaj ofertave evropiane dhe të kufizojnë ose refuzojnë ofertat nga vendet që nuk kanë një marrëveshje për prokurimin publik ose që nuk respektojnë rregullat detyruese ndërkombëtare në fushën e prokurimit publik”, ka thënë ai.

Sipas vlerësimeve të zyrtarëve të BE-së, prokurimi publik përbën rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të bllokut, ose rreth 2.6 trilionë euro në vit, dhe në Bruksel konsiderohet si një mekanizëm ende i pashfrytëzuar sa duhet, të cilin Uashingtoni dhe Pekini e kanë përdorur për të mbështetur kompanitë e tyre vendase.

Rregullat e reja do t’i detyrojnë blerësit publikë në BE t’i kushtojnë më shumë rëndësi cilësisë dhe treguesve të tillë si qëndrueshmëria mjedisore dhe zinxhirët lokalë të furnizimit, në vend që të zgjedhin ofertën më të lirë.

Sipas propozimeve, institucionet publike do të jenë të detyruara t’i japin cilësisë një peshë prej të paktën 30% kur përcaktojnë kushtet për dhënien e një kontrate, ose të shpjegojnë pse kanë zgjedhur ta shpërfillin këtë tregues.

Kontratat që kërkojnë shumë fuqi punëtore do të kenë një peshë minimale prej 50% për cilësinë, në mënyrë që blerësit të sigurojnë vende pune dinjitoze kur japin kontratat dhe të mos bazohen vetëm te çmimi më i ulët.

Sejourne shpreson se propozimet do të nxisin më shumë kontroll demokratik mbi mënyrën se si autoritetet lokale shpenzojnë paratë publike.