---
description: Qeveria australiane u ka sugjeruar familjarëve të diplomatëve australianë në Izrael dhe Liban të largohen nga dy vendet e Lindjes së Mesme, duke përmendur një s
title: Australia u kërkon familjarëve të diplomatëve të largohen nga Izraeli dhe Libani
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/25/f70c08aa-7cb2-4184-9055-078e63d76a17.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Australia u kërkon familjarëve të diplomatëve të largohen nga Izraeli dhe Libani

![Liban](https://resources.koha.net/images/2026/February/25/f70c08aa-7cb2-4184-9055-078e63d76a17.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 25 shkurt 2026 14:22
- Shpërndaje në:

- 25 shkurt 2026 14:22
- Shpërndaje në:

Qeveria australiane u ka sugjeruar familjarëve të diplomatëve australianë në Izrael dhe Liban të largohen nga dy vendet e Lindjes së Mesme, duke përmendur një situatë të përkeqësuar të sigurisë në rajon, ka njoftuar të mërkurën ministria e Jashtme australiane.

Qeveria gjithashtu u ka ofruar largime vullnetare personave në varësi të diplomatëve australianë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Katar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Kombit, paralajmëroi për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, duke thënë se nuk do të lejonte që sponsori më i madh i terrorizmit në botë të ketë armë bërthamore.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara rifilluan negociatat në fillim të këtij muaji, ndërsa Uashingtoni ka shtuar prezencën e tij ushtarake në Lindjen e Mesme. Irani ka kërcënuar të godasë bazat amerikane në rajon nëse sulmohet, por diplomati më i lartë i Teheranit ka thënë të martën se një marrëveshje me SHBA-në është “e arritshme” nëse i jepet përparësi diplomacisë. 

Qeveria australiane vazhdon t’i këshillojë qytetarët në Izrael dhe Liban të marrin në konsideratë largimin ndërsa opsionet janë ende në dispozicion, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.

[#Australia](https://www.koha.net/tag/australia) [#izraeli](https://www.koha.net/tag/izraeli) [#liban](https://www.koha.net/tag/liban) [#diplomatet](https://www.koha.net/tag/diplomatet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Liderët e Lindjes së Mesme bëjnë thirrje për qetësi, mes frikës për një luftë të re](https://resources.koha.net/images/2026/October/31/de7cce11-e146-4d65-9dfb-2d89c1d0adeb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 31 tet 2026 Liderët e Lindjes së Mesme bëjnë thirrje për qetësi, mes frikës për një luftë të re](https://www.koha.net/bote/lideret-e-lindjes-se-mesme-bejne-thirrje-per-qetesi-mes-frikes-per-nje-lufte-te-re)
- [![SHBA-ja paralajmëron aleatët në rajon të përgatiten për sulme të reja ndaj Iranit](https://resources.koha.net/images/2026/October/29/9f5bba41-f6f2-407b-b10d-f77f1f4dce8c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 tet 2026 SHBA-ja paralajmëron aleatët në rajon të përgatiten për sulme të reja ndaj Iranit](https://www.koha.net/bote/shba-ja-paralajmeron-aleatet-ne-rajon-te-pergatiten-per-sulme-te-reja-ndaj-iranit)
- [![Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër](https://resources.koha.net/images/2026/June/21/69f74169-cbf2-4166-89bf-34972fe61887.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 qer 2026 Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër](https://www.koha.net/bote/trumpi-kercenon-iranin-teksa-zhvillohen-bisedimet-ne-zvicer)
- [![Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani](https://resources.koha.net/images/2026/May/06/03964c0f-b71a-469e-9c0e-85b2cc9d482f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 qer 2026 Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani](https://www.koha.net/bote/irani-thote-se-marreveshja-me-shba-ne-kerkon-qe-izraeli-te-terhiqet-nga-libani)
- [![Trumpi kërkon nga Izraeli dhe Irani që “t’i ndalin sulmet menjëherë”](https://resources.koha.net/images/2026/June/08/708a634e-7581-420c-8c45-9a64dc07e6d5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 qer 2026 Trumpi kërkon nga Izraeli dhe Irani që “t’i ndalin sulmet menjëherë”](https://www.koha.net/bote/trumpi-kerkon-nga-izraeli-dhe-irani-qe-ti-ndalin-sulmet-menjehere)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Australia u kërkon familjarëve të diplomatëve të largohen nga Izraeli dhe Libani","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/australia-u-kerkon-familjareve-te-diplomateve-te-largohen-nga-izraeli-dhe-libani","datePublished":"2026-02-25T14:22:41+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:25:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":221,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qeveria australiane u ka sugjeruar familjarëve të diplomatëve australianë në Izrael dhe Liban të largohen nga dy vendet e Lindjes së Mesme, duke përmendur një s","url":"https://www.koha.net/bote/australia-u-kerkon-familjareve-te-diplomateve-te-largohen-nga-izraeli-dhe-libani","keywords":"Australia, izraeli, liban, diplomatet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/25/f70c08aa-7cb2-4184-9055-078e63d76a17.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
