КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

12 мртвих у Мађарској након што је аутобус слетео са аутопута

Несрећа у Мађарској

Фото: ЕПА

Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera janë lënduar kur një autobus turistik polak ka dalë nga një autostradë në Hungari të dielën dhe ka përfunduar në një kanal.

Policia ka njoftuar se autobusi është përmbysur pasi ka dalë nga autostrada M3, e cila lidh kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin, me qytetin verilindor të Nyíregyháza-s, rreth orës 01:00 të së dielës.
Autoritetet besojnë se shoferi ka rënë në gjumë gjatë drejtimit të mjetit. Ai është dërguar në paraburgim.

Deri më tani, zjarrfikësit kanë shpëtuar 35 nga 57 pasagjerët që ndodheshin në autobus, raportojnë mediat shtetërore.

Фото: ЕПА

Sipas agjencisë së lajmeve MTI, shërbimet e urgjencës po përpiqeshin të tërhiqnin boshtin e pasmë të autobusit 24-tonësh për të nxjerrë personat e bllokuar poshtë tij, para se të mbërrinin vinçat për të ngritur të gjithë mjetin.

Shërbimi hungarez i ambulancës ka njoftuar se kishte trajtuar një person me lëndime që rrezikonin jetën, nëntë persona me lëndime të rënda dhe 37 të tjerë me lëndime të lehta.

Kryeministri i vendit, Péter Magyar, u ka shprehur "ngushëllimet e sinqerta" familjeve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.