КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

10 мртвих у руском нападу на североистоку Украјине, Зеленски обећава одговор

Володимир Зеленски

Фото: Ассоциатед Пресс

Një sulm me raketa ruse ka lanë të vdekur 10 persona të martën në një fshat në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke shtuar se Kievi do të përgjigjet.

Sulmi ka lënë po ashtu 18 të plagosur, sipas guvernatorit të rajonit.

“Këtë mëngjes, rusët ndërmorën një sulm brutal në një kryqëzim të frekuentuar në Peçenihy, në rajonin e Harkivit – një zonë ku ndodhen një zyrë postare dhe dyqane, e rrethuar vetëm nga ndërtesa banimi”, ka thënë Zelensky në X.

“Ne patjetër do t’i përgjigjemi këtij sulmi rus”, ka shtuar ai.

Pamjet e Reuters nga Peçenihy tregonin disa trupa të mbuluar të shtrirë në tokë, vetura  të djegura dhe ndërtesa të dëmtuara.

такође Најмање петоро мртвих у руском нападу у Украјини СВЕТ Најмање петоро мртвих у руском нападу у Украјини

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës gjatë verës, duke u përpjekur të shfrytëzojë mungesën kritike të raketave penguese në vendin fqinj për të rrëzuar raketat e tij balistike.

Kombet e Bashkuara kanë thënë javën e kaluar se numri i viktimave civile nga lufta në Ukrainë ishte rritur me gati një të tretën në korrik, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Ukrainë ka thënë në X se po mblidhte informacione për sulmin në Peçenihy dhe ndikimin e tij mbi civilët.

Edhe Ukraina ka shtuar sulmet ndaj Rusisë, duke vënë në shënjestër objektet e naftës dhe infrastrukturën logjistike, në përpjekje për të dobësuar aftësinë e Moskës për të zhvilluar luftën. Të martën, kryetari i bashkisë së Moskës ka thënë se Ukraina kishte lëshuar 620 dronë drejt kryeqytetit rus dhe zonave përreth, në një nga sulmet ajrore më të mëdha të Kievit ndaj këtij rajoni.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina mohojnë se synojnë qëllimisht civilët në sulmet e tyre.

такође Бернам одговара Русији: Британија ће подржати Украјину 100% СВЕТ Бернам одговара Русији: Британија ће подржати Украјину 100%

Sulmi në fshatin Peçenihy plagosi të paktën 18 persona dhe dëmtoi 10 ndërtesa private, një kafene, një zyrë postare, pesë dyqane dhe 15 makina, tha guvernatori i rajonit përreth, Oleh Syniehubov, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Sipas informacioneve paraprake, në sulmin në fshatin Peçenihy, Rusia ka përdorur dy raketa të vogla lundruese Banderol,  ka thënë Zyra Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.